Baza e NATO- s, Koçi: Nuk është momenti për fishekzjarrë, por një moment krenarie
Zv.
Ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi duke folur dje për ndërtimin e bazës ajrore të NATO- s në Kuçovë tha se "nuk është momenti për fishekzjarrë, por është një moment krenarie". Koçi nënvizoi se, "ne nga SHBA kemi marre vlerësim pozitiv, por kjo nuk mjafton. Ne duhet të punojmë fort për të rritur standardet. Por kjo nuk arrihet vetëm sigurisht që do ta arrijmë me bashkëpunim". "Kemi edhe ne detyrimet tona nëse do të kemi zgjatjen e pistës do të thotë që do të kemi edhe ne detyrimet tona për të bërë shpronësimet. Por në krahasim me investimin që vjen kostot tona janë minimale. Do të ketë dhe takime konkrete edhe do te vijnë ekspertë për te parë pjesën që do implementohet. Ne kemi dorëzuar një sërë projektesh. Kjo do të jetë baze kombëtare, por edhe e NATOS", u shpreh zv. ministri i Mbrojtjes për "Fax News". "Disa vende anëtare i ofrojnë NATO- s mundësi për të bërë baza apo infrastruktura të tjera ushtarake në vendet e tyre. Ne kemi aplikuar para disa vitesh për bazën e Kuçovës, duke prezantuar një sërë projektesh të cilat mund të financoheshin nga NATO, në shërbim të modernizimit dhe bazës ushtarake. Për t'i shërbyer jo vetëm interesit civil por edhe interesave të sigurisë së përbashkët kombëtare. Procesi ka një serë shkallësh kualifikimi, ku Këshilli i Atlantikut Verior ka vendosur që kjo bazë e Kuçovës të modernizohet në shërbim të sigurisë kolektive. Do të shërbeje kryesisht për furnizimin e Forcave Ajrore të NATO- s, do të shërbejë si bazë për patrullimin ajror jo vetëm të Shqipërisë, por besojë edhe për vendet fqinje. Pra, janë një sërë interesash të përbashkëta", tha ai. "Por unë besojë se duhet të kuptojmë peshën politike, që do të thotë Shqipëria përbën përparësi në Ballkanin Perëndimor përsa i përket sigurisë dhe paqes. Gjithashtu dëshmon që Shqipëria është një vend aktiv, një vend që kontribuon në Aleancë, nuk është një vend për numër. Nuk është momenti për fishekzjarrë, por një moment krenarie dhe besoj se politika duhet të ndihet mirë. Roli politik i Shqipërisë ka peshë dhe përparësi përsa i përket rajonit. Ky rol duhet të konsideruar në marrëdhëniet tona brenda NATO- s", deklaroi zv. ministri i Mbrojtjes.