Gazeta Shqiptare

Masakër në Vlorë, i riu vret me automatik 8 persona, shuan 2 familje

Banorët: Ishte nevrik. Policia në kërkim të vrasësit: Është person i rrezikshëm! 24- vjeçari Rivan Zykaj dyshohet të ketë qenë i dehur. Mes viktimave, 3 gra dhe 2 fëmijë

-

Tronditet Vlora. Tetë persona, pjesëtarë të dy familjeve të të njëjtit fis janë vrarë sa hap e mbyll sytë në fshatin Resulaj të Selenicës, duke shënuar kështu një masakër që ka shokuar jo vetëm banorët e zonës, por të gjithë opinionin publik. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së qarkut të Vlorës bënë me dije se dy nga viktimat janë fëmijë, të moshës 16 dhe 8 vjeç. Mësohet se autor i ngjarjes së rëndë të ndodhur pasditen e djeshme është 24- vjeçari Ridvan Zykaj, i cili dyshohet se vuan nga probleme mendore. Sipas burimeve policore, i riu ka qëlluar me breshëri automatiku të afërmit e tij ( kushërinj e parë të babait), ndërsa ka përdorur thuajse 2 karikatorë, duke vrarë në pak minuta tetë persona. Pak pas masakrës, ai është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa forca të shumta të policisë, RENEA, DELTA FORCE dhe FNSH kanë rrethuar fshatin si dhe janë vënë në ndjekje të tij. Po ashtu, në vendin e ngjarjes kanë shkuar edhe katër autoambula­nca, të cilat kanë transportu­ar trupat e pajetë drejt morgut të Vlorës. Ende nuk është i qartë shkaku që shtyhu 24vjeçarin që të ekzekutont­e tetë anëtarët e fisit të tij. Ndërkaq, policia ka bërë apel për ndihmë për gjetjen dhe kapjen e autorit të masakrës, të cilin e cilëson si person me rrezikshmë­ri të lartë.

MASAKRA

Pasditen e djeshme është shënuar ngjarja më e rëndë kriminale në vendin tonë. Sipas burimeve policore, viktimat janë Azem Zykaj, 45 vjeç; Aferdita Zykaj, 42 vjeçe; Demir Zykaj, 75 vjeç; Perie Zykaj, 72 vjeçe; Besim Zykaj, 43 vjeç; Vasilika Zykaj, 42 vjeçe; Sara Zykaj,

16 vjeçe; Ledion Zykaj, 8 vjeç. Po të njëjtat burime pohuan se i riu Ridvan Zykaj ka vrarë të afërmit e tij: Demir Zykajn ( vëllai i gjyshit të tij) dhe gruan e tij si dhe dy djemtë e çiftit.

Gjithashtu, ai ka ekzekutuar djalin e Demirit, Azemin dhe gruan e tij si dhe djalin tjetër të Demirit, Besimin dhe gruan e tij si dhe dy fëmijët e tyre, Sarën dhe Ledjonin. Prindërit e autorit të Skena horror ( tetë kufomat e mbuluar me çarçafë) ka shokuar banorët e fshatit Resulaj, të cilët thanë për "GSH" se 24- vjeçari ishte pak nevrik. "Ne e dimë se ai ishte nevrik, por nuk dimë të ketë qenë me të meta mendore. Nuk kishte as probleme me alkoolin. I ka kushërinjt­ë e parë të babait ata që ka vrarë.

DËSHMIA

Një afërm i viktimave tha se nuk ka dëgjuar për probleme mes autorit dhe viktimave. "Kanë pasur marrëdhëni­e të mira, kanë qenë kushërinj me njëritjetr­in. Mund të ketë qenë ndonjë konflikt i rastit, apo ndonjë depresion i autorit. Ka qenë një herë i sëmurë ky djali, ka pasur djegie në 75 për qind të trupit, u kurua dhe erdhi. Ka pasur sjellje të mirë, njerëz të mirë, njerëz të nderuar nga të gjithë".

masakrës janë shoqëruar në polici dhe janë marrë në pyetje në lidhje me rrethanat e ngjarjes. Mësohet se pak para ngjarjes Ridvan Zykaj ishte në një drekë me familjen. Dyshohet se ai në momentin që ka kryer vrasjet ka qenë në gjendje të dehur. Gjithashtu, mësohet se i riu kishte zënka të vazhdueshm­e me të afërmit e tij për motive të dobëta, megjithatë nuk përjashtoh­et pista e konfliktit për pronën. Pas ngjarjes, fqinjët e viktimave u shprehën se autori i masakrës ishte nevrik.

 ??  ?? Fshati Rezulaj ku ndodhi masakra
Fshati Rezulaj ku ndodhi masakra
 ??  ?? Autori i masakrës, Ridvan Zykaj
Autori i masakrës, Ridvan Zykaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania