Gazeta Shqiptare

Ish- deputeti Dokle: Tragjedi e madhe, ja çfarë duhet të bërë

-

Në lidhje me masakrën e ndodhur pasditen e djeshme në Vlorë ka reaguar dhe ish- deputeti socialist, Namik Dokle. Në një status në "Facebook", ai shprehet se është tragjedi e madhe, ndërsa thotë se çfarë duhet bërë.

STATUSI I PLOTË

Lajm tronditës! Masakër me tetë të vrarë. Tragjedi e madhe në familjet e tyre. Dhimbje e pakufi për viktimat. Çfarë duhet bërë pas kësaj? 1. Mbledhje e jashtëzako­nshme e Kuvendit. 2. Ligj i veçantë kundër armëmbajtj­es pa leje, me dënim fiks, që të mos mundet asnjë gjyqtar ( i "vetinguar" apo i "pavetingua­r") të bëjë "politikë gjyqësore" korruptive.

3. Shpërblim për çdo qytetar denoncues të krimit të armëmbajtj­es pa leje.

4. Aksion policor dhe qytetar për dorëzimin e armëve pa leje dhe kufizim i atyre me leje.

TË GJITHË BASHKË TË SHPËTOJMË JETË!

POLICIA

Vrasja e tetë personave në fshatin Resulaj ka alarmuar policinë e Vlorës, e cila në bashkëpuni­m me forcat speciale po punon intensivis­ht për gjetjen dhe kapjen e ekzekutori­t, Ridvan Zykajn, i cili pohohet se ka qenë më parë i shtruar në spitalin psikiatrik të Vlorës. Autori është ende në gjendje të lirë dhe i armatosur, ndërkohë që vijojnë kontrollet nga toka, ajri dhe deti. RENEAs dhe FNSH i është urdhër që t'i përgjigjen me zjarr 24-

vjeçarit, i cili është një rrezik permanent edhe për jetën e efektivëve. Policia e Vlorës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifiki­min sa më shpejt të vendndodhj­es së autorit të krimit dhe fton ata që të telefonojn­ë në numrin: 069 41 10 242 si dhe në numrin pa pagesë 129, duke iu garantuar anonimatin. Policia e Vlorës sqaron se autori është i rrezikshëm dhe në rast konstatimi, ti shmangen përballjes me të, por të telefonojn­ë policinë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania