Gazeta Shqiptare

Ekzekutohe­t me 15 plumba automatiku kunati i të "fortit" të Shkodrës, Lulzim Kulla

Shoqërohen 15 persona. Dyshohet për gjakmarrje, viktima u akuzua për një vrasje në 2011- ën Fatbardh Lici u qëllua nga një person i maskuar në lokal. Atentatori: Ke të fala. Dogji makinën në fshatin Dobraç

-

Mustafa Lici ka qenë i vetëm në tavolinën kur po pinte kafen e mëngjesit, kur një person i maskuar është afruar deri rreth 20 metër larg vendit ku ndodhej ai. Atentatori para se ta qëllonte 53vjeçarin me automatik tip "scorpion" mësohet t'i ketë thënë viktimës: "Të fala". Të paktën kështu mësohet të jetë shprehur njëri prej dëshmitarë­ve në vendngjarj­e. Breshëria e madhe e plumbave në drejtim të tij rezultoi fatale, pasi nga të shtënat 53- vjeçari mbeti i vdekur në vend.

Një 53- vjeçar është ekzekutuar me breshëri automatiku në Shkodër. Fatbardh Lici është qëlluar për vdekje me 15 plumba dhe për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhersh­me. Ngjarja e rëndë, e cila tronditi banorët e qytetit verior ndodhi në orët e para të mëngjesit të djeshëm në lagjen "Guerrile", ose në vendin e njohur si ish- Poçeria. Mësohet se Fatbardh Lici, baba i tre fëmijëve ( dy djemve dhe një vajze) ishte duke pirë kafen e mëngjesit në një prej lokaleve të zonës në fjalë, pak metra larg banesës së tij kur një person i maskuar ka qëlluar me breshëri drejt tij, duke mos i lënë mundësi shpëtimi. Menjëherë në vendngjarj­e kanë shkuar policia, e cila ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Ndërkohë, pas atentatit autori i krimit është larguar me shpejtësi dhe ka djegur makinën në fshatin Dobraç. Grupi hetimor është duke hetuar në disa pista, por kryesorja është ajo e hakmarrjes. Kjo për faktin se viktima është akuzuar si autor i vrasjes së Astrit Kurmemajt, ngjarje kjo e ndodhur 7 vite më parë. Gjithashtu, Fatbardh Lici është kunati i biznesmeni­t Lulzim Kulla, i njohur si i ' forti' i Shkodrës, ndaj të cilit u krye një atentat me minë me telekomand­ë në Shkodër. Por sipas policisë, nuk ka të dhëna që ngjarjet të kenë lidhje me njëratjetr­ën.

VRASJA

Sipas burimeve policore, Fatbardh Lici ka qenë i vetëm i ulur në tavolinën jashtë lokalit, kur rreth orës 07: 15, një person i maskuar është afruar deri rreth 20 metra larg vendit ku ndodhej ai. Autori ka nisur që të qëllojë në drejtim të 53vjeçarit, ndërsa ky i fundit sapo ka dëgjuar krismat dhe ka parë se është objektiv i atentatori­t është ngritur nga tavolina duke tentuar që t'u shpëtojë plumbave. Autori e ka ndjekur atë duke e qëlluar deri sa e ka lënë të vdekur në vend. Fatbardh Lici është rrëzuar pranë tavolinës ku po pinte kafe për shkak të plumbave në drejtim të tij. Mësohet se viktima e kishte të parkuar afër makinën e tij dhe ka tentuar të shkojë në drejtim të saj, por e ka pasur të pamundur. Autori i maskuar pasi ka kryer vrasjen, ka hipur në makinën e tij tip "Benz" dhe është larguar me shpejtësi. Sipas burimeve nga të pranishmit në vendngjarj­e, atentatori është larguar me mjetin e tij në drejtim të lagjes "Rus". Më pas ka marrë rrugën drejt bustit të "5 Heronjve" në dalje të qytetit. Nga aty autori dyshohet se është futur tek rruga e Dobraçit të Ri. Në

segmentin e parikonstr­uktuar ka ecur rreth 100 metra duke marrë kthesën në atë zonë në një rrugicë dytësore. Më pas ka ndalur mjetin dhe ka dalë jashtë. Menjëherë agresori i ka vënë flakën për të humbur çdo lloj

gjurme të mundshme të krimit. Sipas burimeve të mësipërme, mjeti është djegur tërësisht, duke mos lënë asnjë shenjë brenda apo jashtë tij. Pas vrasjes së ndodhur në lagjen "Guerrile", menjëherë në vendng-

jarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe një ambulancë e spitalit rajonal të Shkodrës. Ka qenë e pamundur për t'i dhënë ndihmën e parë, sepse 53- vjeçari ka gjetur vdekjen e menjëhersh­me. Efektivët kanë mbledhur të gjitha pro- vat e mundshme në vendin e ngjarjes. Sipas burimeve janë 15 plumba, me të cilët është qëlluar viktima. Në momentin e vrasjes, në lokalin ku ndodhi ngjarja ka pasur një numër të paktë personash. Po ashtu nuk ka pasur kalimtarë të rastit për shkak të orarit kur ndodhur vrasja.

HETIMET

Policia ende nuk ka një pistë konkrete pas vrasjes së ndodhur në lagjen "Guerrile", ku gjeti vdekjen e menjëhersh­me 53- vjeçari Fatbardh Lici. Megjithatë, ka disa dyshime momentale për efektivët. Dyshimet kryesore për vrasjen e Fatbardh Licit janë për gjakmarrje, edhe pse kjo mbetet në kuadrin e dyshimeve. Policia pas vrasjes së babait të tre fëmijëve ka rrethuar shtëpinë në të cilën ka jetuar më përpara Astrit Kurmemaj. Ky i fundit është vrarë në vitin 2011 në Shkodër. Policia në atë kohë dyshoi se mund të kishte lidhje Fatbardh Lici, por pas shoqërimit të këtij të fundit, u la sërish i lirë duke mos u dënuar për shkak se nuk kishte asnjë provë ndaj tij. Ndërkaq, policia po heton edhe në pista të tjera për vrasjen e Fatbardh Licit, që mund të jetë ndonjë hakmarrje ndaj tij për shkak të konfliktev­e të mëparshme me persona të ndryshëm. Policia ka shoqëruar rreth 15 persona, pjesa më e madhe dëshmitarë ose persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen e ndodhur, por deri më tani nuk ka asgjë konkrete. Policia po punon për zbardhjen kësaj vrasjeje të ndodhur në Shkodër. Fatbardh Lici është vëllai i Musfata Licit, ky i fundit anëtar në Këshillin Bashkiak të Shkodrës me partinë Mendimi Djathtë Liberal.

 ??  ?? 53- vjeçari i vrarë, Fatbardh Lici
53- vjeçari i vrarë, Fatbardh Lici
 ??  ?? Vendi ku ndodhi vrasja
Vendi ku ndodhi vrasja
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania