Gazeta Shqiptare

Zanafilla e vrasjeve në Shkodër/ Ekzekutimi i misionarit të pajtimit dhe gjakmarrja mes familjeve

-

SHKODËR - Fatbardh Lici, i cili u ekzekutua mëngjesin e djeshëm në Shkodër dyshohet se ka qenë i përfshirë në vrasjen e Astrit Kurmemaj. Ngjarje kjo e ndodhur më 15 mars të vitit 2011. Pas ekzekutimi­t të 45vjeçarit që ishte dënuar për një vrasje tjetër, u shoqërua si i dyshuar Fatbardh Lici. Astrit Kurmemaj u vra pranë shtëpisë së tij në një rrugicë të lagjes "Kiras" në Shkodër, teksa kishte dalë me leje nga burgu dhe po kthehej në institucio­nin e vuajtjes së dënimit. Pista kryesore e hetimeve për vrasjen e djeshme në Shkodër mbetet gjakmarrja mes dy familjeve Kurmemaj dhe Lici. 45- vjeçari Kurmemaj ishe përfshirë në dy vrasje: e para në atë të Genc Muçës, për të cilën mori pafajësinë dhe ajo e kushëririt të viktimës, Luan Muça, për të cilën po kryente dënimin me 14 vjet burg. Ka qenë ora rreth 15: 30 e 15 marsit, kur në një rrugë dytësore të lagjes periferike të qytetit të Shkodrës, rreth 500 metra larg shtëpisë së viktimës, Astrit Kurmemaj është qëlluar me një plumb pas koke. Viktima ka qenë duke ecur vetëm në këmbë dhe në kokë mbante një kapelë, si dhe një palë syze të mëdha dielli, për të mos u njohur nga kalimtarët e rastësishë­m, gjithmonë duke u ruajtur nga frika e hakmarrjes. Për policinë, nuk ka pasur asnjë dyshim se krimi ka pasur si shkak gjakmarrje­n, duke e lidhur me ngjarjet me familjen Muça. Në vitin 1998 u vra Genc Muça, ndërsa në vitin 2002 Besnik Kurmemaj. Ekzekutime­t vazhduan në vitin 2003 me Luan Muçën dhe më pas me Astrit Kurmemajn në 2011.

Emri i Astrit Kurmemajt u nxor nga policia e Shkodrës në gusht të vitit 2004, pas ekzekutimi­t të kryemision­arit të pajtimit, Emin Spahija. Policia e cilësoi Kurmemajn, në atë kohë në kërkim, si person të dyshuar. Spahija rezulton se kishte ndërhyrë mes dy familjeve Kurmemaj dhe Muça për t'u pajtuar pas vrasjes së Genc Muçës. Me gjithë variantin e policisë, nuk u gjetën prova dhe familja e viktimës Spahia pohoi se nuk kishte asnjë dyshim mbi Kurmemajn. Krimi ndaj Spahisë, kryer para shtëpisë së tij në Shkodër ka mbetur mister.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania