Gazeta Shqiptare

Rishikimi i kufijve/ KE: Zgjidhja duhet të jetë realiste dhe e mundshme

Ish- kryeminist­ri i Suedisë, Carl Bildt: Rama, i hapur për idetë e Vuçiç dhe Thaçit Kërcënon Daçiç: Mos luani me nervat dhe muskujt e Serbisë

- Darina Tanushi

Komisioni Europian ka reaguar lidhur me tezën e shumëdisku­tuar të ditëve të fundit, atë të rishikimit të kufijve midis Kosovës e Serbisë. "Një zgjidhje e përhershme nënkupton një zgjidhje realiste, e qëndrueshm­e dhe e mundshme, në pajtueshmë­ri me të drejtën ndërkombët­are e mbi të cilën Prishtina dhe Beogradi duhet të kenë pajtueshmë­ri", ka deklaruar dje në Bruksel zëdhënësi i Komisionit Evropian, Carlos Martin. I pyetur nëse Komisioni Evropian mbështet qëndrimin e presidenti­t të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, për ndarje ndërmjet shqiptarëv­e dhe serbëve në Kosovë, ai ka thënë se gjatë takimit të nivelit të lartë, Vuçiç dhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kanë pasur "bisedime intensive dhe produktive mbi kornizën e marrëveshj­es për normalizim­in e plotë të marrëdhëni­eve dhe se janë pajtuar për intensifik­imin e punëve". Martin ka shtuar gjithashtu se më 18 korrik, "Vuçiç dhe Thaçi kanë shqyrtuar përparimin e arritur dhe janë pajtuar të takohen sërish në fillim të shtatorit". "Dialogu i ndërmjetës­uar nga Bashkimi Evropian ka për synim nxitjen e arritjes së një bashkëpuni­mi të përhershëm mes të dyja palëve dhe t'i ndihmojë atyre të arrijnë përparim në rrugën e tyre drejt Evropës", ka thënë Martin. Ndërkaq, Carl Bildt, ish- kryeminist­ër i Suedisë tregon për herë të parë qëndrimin e kryeminist­rit Rama për çështjen e kufijve të Kosovës. Sipas Bildt, Rama është i hapur për idetë e Vuçiç dhe Thaçit për korrigjimi­n e kufijve. Por Bildt paralajmër­on të njëjtin skenar edhe për Maqedoninë, ku ka popullsi dërrmuese shqiptare, çka sipas tij do të ishte njëlloj sikur të luaje me zjarrin. "Në një takim me të, Rama ishte i hapur për idenë e Vuçiç. Mund të ketë versione të ndryshme të skemave të ndarjes. Kosova mund të lëshojë zonën në veri të lumit Ibër, e banuar pothuajse ekskluzivi­sht nga serbët dhe pastaj të fitojë njohje diplomatik­e dhe ndoshta të fitojë

edhe disa lokalitete, kryesisht të banuara në Serbinë Jugore. Dhe pastaj ekziston çështja edhe më e vështirë dhe e rrezikshme e Maqedonisë, ku shqiptarët janë pjesë e konsiderue­shme e popullsisë. Do të ketë patjetër nga ata që pyesin pse kjo nuk duhet të zbatohet edhe në Maqedoni. Kjo do të ishte seriozisht të luaje me zjarrin", tha Bildt.

SERBIA E RUSIA

Kryediplom­ati serb, Ivica Daçiç mbështet tezën e rish-

ikimit të kufijve me Kosovën, ndërsa ka hedhur akuza të ashpra në drejtim të ndërkombët­arëve. Deklaratat e forta Daçiç i ka bërë gjatë takimit me zëdhënësen e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zaharova, e cila ka vizituar Beogradin ditën e djeshme. Daçiç tha se perëndimi hapi ' kutinë e Pandorës' që kur bombardoi Serbinë, duke shkatërrua­r sipas tij, kufijtë. "Ata që kufijtë tanë i shkatërrua­n, ata të cilët na bombar- Carl Bildt, ishkryemin­istër i Suedisë tregon për herë të parë qëndrimin e kryeminist­rit Rama për çështjen e kufijve të Kosovës. Sipas Bildt, Rama është i hapur për idetë e Vuçiç dhe Thaçit për korrigjimi­n e kufijve. Por Bildt paralajmër­on të njëjtin skenar edhe për Maqedoninë, ku ka popullsi dërrmuese shqiptare, çka sipas tij do të ishte njëlloj sikur të luaje me zjarrin. duan, tani bëhen të gjallë dhe thonë që s'ka më ndryshim kufijsh. A e hapët ' Kutinë e Pandorës'? Iku tani, mbaroi, nuk ka më, nuk keni më gojë të flisni. Si s'ju vjen turp?! Çfarë është kjo hipokrizi? Kjo ka lidhje edhe me Maqedoninë, e njohën pavarësinë e Kosovës dhe tani thonë s'ka ndryshim kufijsh. Po ç'është kjo kur të vjen rreziku në derë, thoni që s'ka ndryshim kufijsh?", tha Ivica Daçiç, ministër i Jashtëm i Serbisë. Ai beson gjithashtu se SHBA- të kanë ndryshuar qasje ndaj Kosovës, duke pretenduar se Uashington­i nuk do bëhet pengesë për rishikimin e kufijve. Nga ana tjetër, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova tha: "Serbia dhe Rusia janë partnerë strategjik­ë dhe qëndrimi i Moskës karshi Kosovës mbetet i pandryshue­shëm". Pas takimit me ministrin e Jashtëm serb, Ivica Daçiç, ajo ka thënë se Kosova është edhe çështje ndërkombët­are. "Është çështje e brendshme, por ka kohë që është shndërruar në problem ndërkombët­ar", ka thënë Zakharova, duke shtuar se Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara është ende në fuqi dhe se "Rusia angazhohet për respektimi­n e së drejtës ndërkombët­are". "Gjithmonë i kemi respektuar ato vendime që janë të dobishme për popullin e Serbisë", ka thënë ajo. E pyetur për idetë e fundit mbi ndryshimin e kufijve në Kosovë, Zakharova ka thënë se për këtë çështje "duhet të përgjigjen shtetasit serbë".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania