Gazeta Shqiptare

Balla: Të gjejmë mundësi të tjera bashkëpuni­mi me Italinë

Kreu i grupit parlamenta­r, në Bari për projektet ekonomike

-

Kryetari

i grupit par lamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, mori pjesë në një takim të organizuar nga Fakulteti Ekonomik i Universite­tit "Aldo Moro" të Barit, ku u diskutuan një sërë çështjesh të rëndësishm­e të bashkëpuni­mit mes Shqipërisë dhe Italisë, si dhe ecuria e deritanish­me e Programit të financuar nga BE- ja "Interreg IPA CBC Itali- Shqipëri- Mali i Zi". Gjatë fjalës së tij, Balla ka theksuar nevojën e forcimit e mëtejshëm ekonomik mes dy vendeve, e veçanërish­t me rajonin e Pulias. Ndërkohë, gjatë një intervistë dhënë në edicionin qendror të lajmeve të "TeleBari", kryetari i grupit kuvendor socialist ka vlerësuar maksimalis­ht mbështetje­n e qeverisë italiane në rrugën e Shqipërisë drejt integrimit në BE. "Dua të theksoj se në planin institucio­nal, qeveria e re italiane ka mbajtur po atë qëndrim të mbështetje­s së vendeve të Ballkanit, por veçanërish­t Shqipërisë, në rrugën e saj drejt Integrimit Europian. Edhe në mbledhjen e fundit të Këshillit Europian, ministri i Jashtëm, por e gjithë qeveria ka luajtur një rol mbështetës. Unë jam i bin- dur se roli mbrojtës që Italia gjithnjë i ka bërë Shqipërisë do të mbetet i njëjti, por mbetem i mendimit se mund të gjejmë mundësi të tjera bashkëpuni­mi, të pashfrytëz­uara akoma deri tani. Një bashkëpuni­m që nuk është vetëm përmes strukturav­e të mëdha europiane si Projektet IPA, por duhet të gjejmë edhe mundësi të tjera. Unë u kthehem gjithmonë mundësive që ofron Shqipëria për bizneset italiane të vogla dhe të mesme. Ka mundësi shumë të mira për të zhvilluar këto biznese në Shqipëri duke bërë të njëjtat investime, por në një vend më afër, i cili është vetëm pak orë distancë me target", - u shpreh Balla. Më tej, ai është ndalur në nevojën e rritjes së bashkëpuni­mit ekonomik mes dy vendeve, duke u përshtatur me tendencat e zhvillimev­e rajonale dhe globale.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania