Gazeta Shqiptare

Basha, kujton Havzi Nelën: Të ngremë krye kundër tiranisë

Berisha: Rama të dënojë krimin e të atit dhe t'i kërkojë ndjesë publike familjes "E keqja përsëritet, nëse s'dëgjojmë kumtin e poetit"

-

Kukësit për ta bërë shembull. Por vetëm e përjetësoi Havzi Nelën, martirin e lirisë. Mbi një komb të tërë rëndon edhe sot mëkati për varjen në litar të një poeti për vargjet e tij! E zezë është faqja e atij kombi që pranon të predikojnë sot për drejtësi xhelatët e pandëshkua­r të krimeve të komunizmit dhe bijtë e tyre të papenduar! E keqja përsëritet nëse nuk e dëgjojmë kumtin e Havzi Nelës se çfarë të zezash e presin atë popull dhe shoqëri ku vdes fjala e lirë dhe shpirti i kundërshti­mit ndaj së keqes. Nderimi më i madh për poetin kryelartë të lirisë është të ngremë krye kurdoherë kundër tiranisë së të keqes, për liri, për demokraci, për Zot dhe atdhe, për veten dhe fëmijët tanë!", tha Basha. Edhe ish- Kryeminist­ri Berisha publikoi një mesazh në rastin e 30- vjetorit të varjes nga regjimi komunist të poetit disident Havzi Nela. Berisha shkruan se "se ky krim u ekzekutua me firmat e Ramiz Alisë dhe Kristaq Ramës, babait biologjik të kryeminist­rit aktual Edi Rama dhe se i bën apel kryeminist­rit të kërkojë falje". "30 vjet më parë me firmën e xhelatëve të diktaturës hoxhiste Ramiz Alia dhe Kristaq Rama, babai biologjik i Edi Ramës, u ekzekutua me varje në sheshin kryesor të qytetit të Kukësit, për t'u bërë përjetë i pavdekshëm, poeti disident Havzi Nela. Varja publike e poetit disident me urdhër të xhelatëve Ramiz Alia dhe Kristaq Rama, vetëm se guxoi në poezitë e tij të përmendë fjalën të ' drejtat e njeriut' apo në një tjetër të shkruaj për ' frymën e Helsinkit', vetëm një vit para rënies së Murit të Berlinit tronditi mbarë opinionin publik shqiptar dhe botëror. Edvin, sot është 30- vjetori i varjes në litar në sheshin qendror të qytetit të Kukësit, me firmë të xhelatëve Ramiz Alia dhe Kristaq Rama, babait tënd biologjik, i poetit disident Havzi Nela", shprehet z. Berisha. Ai i drejtoi një mesazh kryeminist­rit të vendit: "Sot është një ditë që Edi Kristaq Xhelati mund të ' varë' brenda vetes çnjerëzore­n e neobllokme­nit dhe të tregojë qoftë edhe për pak çaste një grimcë ndërgjegje të njeriut të qytetëruar, të dënojë krimin mizor të të atit të tij xhelat dhe t'i kërkojë ndjesë publike familjes dhe së paku botës së letrave për varjen me firmën e Ramiz Alisë dhe Kristaq Ramës të poetit disident Havzi Nela".

 ??  ?? Kreu i PD- së, Lulzim Basha
Kreu i PD- së, Lulzim Basha

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania