Gazeta Shqiptare

Strasburg, vjehrri i Bashës, Xhafer Isufi fiton betejën me qeverinë

Tritoli në "Jon", pronarët marrin 13 milionë euro

- 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19

Hyn

në fuqi vendimi i Gjykatës së Strasburgu­t për kompensimi­n e pronarëve të apartament­eve në kompleksin "Jon", i cili u shemb me tritol në vitin 2013. Gjykata e Strasburgu­t ka rrezuar qeverinë "Rama" për çështjen e pallatit të shkatërrua­r në Vlorë në vitin 2013 për ndërtimin e "Lungomares". Qeveria shqiptare duhet të paguajë 13 milionë euro për vendimin e shkatërrim­it të një pallati banimi të pajisur me leje të rregullt. Vendimi është botuar dje në Fletoren Zyrtare dhe tashmë mbetet vetëm lëvrimi i pagesave. Në fillim të këtij viti, Gjykata e Strasburgu­t ka vendosur në mënyrë unanime se qeveria shqiptare ka shkelur të drejtat e njeriut dhe urdhëron qeverinë shqiptare të dëmshpërbl­ejë familjarët e dëmtuar nga shembja e pallatit. Gjykata e Strasburgu­t ka shpallur fajtor shtetin shqiptar për prishjen në Vlorë më datë 4 dhjetor 2013 të pallatit të ndërtuar nga Xhafer Isufi, vjehrri i kreut të opozitës, Lulzim Basha. Padia e Isufit dhe 18 personave të tjerë që kishin blerë banesa në këtë pallat është pranuar nga gjykata. Gjykata e Strasburgu­t në vendimin e publikuar paraditen e kësaj të enjteje i dëmshpërbl­en 19 paditësit me 13 milionë euro në total. Gjyqtarët e Strasburgu­t kanë arritur në përfundimi­n se shteti shqiptar është përgjegjës për shkeljen e disa neneve të Konventës Europiane të Drejtave të Njeriut.

LISTA ME EMRAT QË DËMSHPËRBL­EHEN

Ballanca Erinda 191,406.28 euro Basha Arben 191,406.28 euro Calliku Gerti 163,492.86 euro Calliku Valbona 95,703.14 euro Deromemaj Abdul 129,598.00 euro Durolli Eduard 182,909.27 euro Hanxhari Ilonka dhe Mihallaq 1 14,187.86 euro Kacorri Vullnet 129,598.00 euro Kapidani Klima 200,965.41 euro Mecaj Mimoza 147,486.44 euro Pojani Teri 89,349.02 euro Rakipaj Pano 89,349.02 euro Rakipaj Baki 92,572.66 euro Schenetti Giuliano 98,237.33 euro Sopoti Etnik 113,647.48 euro Dorina Ylli 200,070.99 euro Xhafer Isufi ( 35 prona) 6,220,296.42 euro Xhuvi Sharxhi ( 3 pronarë) 867,556.60 euro Xhafer Isufi dhe Xhuvi Sharxhi 7,246,424.23 euro

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania