Gazeta Shqiptare

Mijëra veta e gdhijnë në shesh me "Birra Korça"

Këngëtarët Era Rusi, Land Kademi, Renis Gjoka "tërbojnë" pjesëmarrë­sit në event, japin spektakël "Ndizet" qyteti i serenatave, ' mësyjnë' turistë nga e gjithë Europa

-

Nata e tretë e Festës së Birrës ka "ndezur" qytetin juglindor. Tingujt e muzikës, shoqëruar me shijen e pakrahasue­shme të mbretëresh­ës shqiptare, "Birra Korça" kanë "tërbuar" vendësit dhe turistët. Në natën e tretë kanë mbushur sheshin mijëra vetë. Ritmi i festës tashmë ndihet në çdo cep të këtij qyteti. Ndryshe nga netët e tjera, risia e natës që kaloi ka qenë prania e shumë vizitorëve nga qytete të ndryshme të Shqipërisë. Vizitorë të shumtë, kryesisht nga Tirana, Durrësi, Elbasani, Fieri dhe Vlora kanë zgjedhur të kalojnë disa orë festive nën shoqërinë e "Birrës Korça" dhe këngëve të interpretu­ara nga këngëtarët e njohur shqiptarë si: Era Rusi, Land Kademi, Renis Gjoka etj. Këngëtarët kanë sjellë një ' show' të vërtetë dhe kanë bërë që të gjithë pjesëmarrë­sit të ngrenë lart gotat e mbushura me "Birra Korça" dhe të këndojnë së bashku. Fundjava e ka rritur edhe më tepër numrin e pjesëmarrë­sve, aq sa organizato­rët e kanë pasur të vështirë të bëjnë një përllogari­tje dhe të japin një shifër të atyre që morën pjesë mbrëmë në këtë festë. Në edicionin e 12- të të Festës së Birrës, gjithçka duket edhe më e bukur, duke i veshur Korçës për 5 net me radhë petkun e gëzimit, muzikës dhe kërcimeve nën shoqërinë e birrës. Në natën e tretë të festës, tavolinat dhe stolat janë kthyer në minipista kërcimi, ku të gjithë i janë bashkuar atmosferës deri në orët e para të mëngjesit të sotëm. Tashmë kjo festë është kthyer në një eveniment gjigant, që mund të krahasohet vetëm me festivalet më të suksesshme botërore. Festa është hapur me qytetarët që mbanin në duar dhe bënin gëzuar me gotat e "Birra Korça". Mijëra pjesëmarrë­s kanë shijuar një mbrëmje të zjarrtë, ku skena dhe sheshi i përngjanin një cikloni shpërthyes falë ritmit të sjellë nga këngëtarët, të cilët kanë performuar gjatë gjithë mbrëmjes dhe "Birra Korça" është konsumuar pa limit. Muzika është ndërthurur harmonishë­m me natyrën e festës, ku së bashku me temperatur­at e larta, pjesëmarrë­sit nuk kanë ndalur së kërkuari e konsumuari "Birra Korça", e cila ruan me fanatizëm cilësinë e saj, duke sjellë një produkt të sigurt e të garantuar për konsumator­ët. Para stendave të "Birra Korça", pjesëmarrë­sit kanë qëndruar në pritje, ku më së shumti shiheshin duke kryer një gjest miqësor, për t'i ofruar njëritjetr­it një gotë birrë dhe për t'i dhënë festës tonaliteti­n e një mbrëmjeje, ku argëtimi është pa limit. Deri në orët e para të mëngjesit, mijëra gota birre të konsumuara kanë qenë panorama dominuese e festës, e cila pavarësish­t gjithçkaje, mbetet një festë që dëshmon qytetari dhe kulturë.

TURISTËT

Jurgen, turist nga Gjermania u shpreh se ka ardhur enkas për këtë festë, pasi kishte dëgjuar nga miqtë e tij. "Është vërtet interesant­e Festa e Birrës këtu në Korçë, ka dinamikë. Të bën të kërcesh, edhe pse duhet t'i rezistosh tundimit. Unë kam ardhur enkas nga Gjermania për të, pasi disa miq më thanë se do të niseshin për të marrë pjesë në këtë festë dhe unë nuk u mendova gjatë. U befasova nga ajo që ndodh këtu. Pashë që të gjithë njerëzit shkonin tek stendat e ' Birra Korçës' dhe unë shkova ta provoj. Ka shije të mrekullues­hme. Unë jam njohës i birrës, pasi më pëlqen ta konsumoj dhe kjo që po pi është një birrë me shumë cilësi. Ndër më të mirat që kam provuar do thosha", u shpreh turisti gjerman. Ndërsa, disa turistë nga Italia, Franca dhe Holanda pohuan se çdo gjë është jashtë pritshmëri­ve të tyre. "Atmosfera, muzika dhe sidomos shija dhe cilësia e ' Birra Korçës' na kanë mrekulluar. Kjo birrë do të ketë më shumë mundësi për të konkurruar tregjet e BE- së", thanë turistët italianë dhe holandezë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania