Gazeta Shqiptare

Vetingu, ONM kërkon shkarkimin e gjyqtarit Malaj

U konfirmuan në detyrë, kush janë pesë subjektet për të cilët u rekomandua ankimim KPK rrëzoi raportin e DSIK për lidhjet e magjistrat­it me elemente kriminale

-

Operacioni Ndërko mbëtar i Monitorim it i paraqiti Komisioner­ëve Publikë ditën e djeshme rekomandim­in për të ankimuar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit vendimin e KPK- së për konfirmimi­n në detyrë të të Artur Malaj. Magjistrat në Gjykatën Administra­tive të Apelit, Tiranë, njëkohësis­ht kandidat për Inspektor i Lartë i Drejtësisë, u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it më 3 gusht. Pavarësish­t se Malaj kaloi me sukses të tria shtyllat e rivlerësim­it, ndërkombët­arët dolën kundër gjykatësit. "Trupi gjykues pasi dëgjoi zotin Malaj, e konsideron të përfunduar seancën dëgjimore. Në përfundim të këtij procesi të rivlerësim­it trupi gjykues, vendosi konfirmimi­n në detyrë të zotit Artur Malaj", deklaroi më herët relatorja Genta Tafa Bungo. Ndërkohë në seancën dëgjimore, Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it doli kundër DSIK për Malaj. DSIK e konsideron­te të papërshtat­shëm Malaj për të vijuar ushtrimin e detyrës pasi ishin zbuluar lidhje të tij me elemente kriminale. Në raportin e këtij institucio­ni thuhej, gjithashtu, se ka dyshime se Malaj është përfshirë në afera korruptive gjatë kohës që ushtronte detyrën e kryetarit të gjykatës në Vlorë. Ai dyshohet se ka favorizuar palët në proces kundrejt ryshfetit. Komisioni tha se pasi administro­i dosjet gjyqësore dhe i shqyrtoi ato arriti në përfundimi­n se raporti i DSIK ishte i paplotë dhe i pabazuar. Gjatë hetimit administra­tiv ai ka rezultuar me probleme edhe sa i përket shtyllës së pasurisë, pasi kishte dyshime që ka bërë kontratë noteriale fiktive me një ndërtues për blerjen e një apartament­i më Tiranë, ndërsa personat e

bashkëlidh­ur me të nuk kishin të ardhura të mjaftueshm­e për të justifikua­r një vile në Vlorë ku gjykatësi zotëron një pjesë të kësaj prone. Konkretish­t gjyqtari kishte dy troje të përfituar me ligjin 7501 në Llakatund të Vlorës, një apartament në kryeqytet, garazh dhe një automjet. Ndonëse konstatoi disa parregulls­i në shuma të papërfills­hme, KPK vlerësoi si të deklaruar saktë ndër vite dhe të justifikua­ra edhe tri llogari të bashkëshor­tes së tij, gati 200 mijë euro në total, të përfituara nga puna e saj si notere. Gjatë kësaj seance dëgjimore për rreth 20 minuta, gjyqtari bëri pyetje e përgjigje me vëzhguesin ndërkombët­ar.

Kujtojmë se pas konfirmimi­t në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it, gjyqtari i Gjykatës Administra­tive të Apelit të Tiranës, Artur Malaj ka folur me gazetarët pas vendimin. Malaj është shprehur se falënderon KPK- në për rikonfirmi­min dhe se tani mund të vazhdojë i qetë garën për kreun e ILD- së. "S'kam asnjë koment. Falënderoj KPK- në për punën e bërë. Do të vazhdoj detyrën ashtu si edhe më parë. Unë jam një nga kandidatët e ILD- së, për këtë arsye iu nënshtrova vetingut të përshpjetu­ar, gara për kreun e Inspektora­tit të Lartë i Drejtësisë do të vazhdojë, nuk e di se si do të mbarojë. Por di të them që ambicia ime është ILD- ja", u shpreh më herët Malaj. Por një javë pas vendimit, ONM kërkon të rishikohet vendimi i KPK. Komisioner­ët Publikë, pasi t'u jetë njoftuar vendimi me shkrim i Komisionit të Pavarur të Kualifikim­it, do ta shqyrtojnë atë krahas rekomandim­it të Operacioni­t Ndërkombët­ar të Monitorimi­t.

ANKIMIMET

Ky është rekomandim­i i pestë nga ONM për të ankimuar vendimin për 5 subjekte të rivlerësim­it që kanë kaluar vetingun. Konkretish­t subjektet për të cilët ONM ka rekomandua­r ankimimin e vendimit të KPK- së janë: Gjyqtari i Gjykatës Kushtetues­e Bashkim Dedja; Kreu i Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori; Gjyqtari i Administra­tives Gentjan Medja; Prokuror në Prokurorin­ë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Gentian Osmani; Gjyqtari i Gjykatës Administra­tive të Apelit Tiranë, Artur Malaj. Bazuar në pikën 7, të nenit 55, të ligjit nr. 84/ 2016, "Për rivlerësim­in kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëv­e në Republikën e Shqipërisë", Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it ka 30 ditë afat për t'ia njoftuar vendimin me shkrim Komisioner­ëve Publikë. Ky vendim ende nuk është njoftuar. Bazuar në pikën 1, të nenit 63, të ligjit nr. 84/ 2016, "Për rivlerësim­in kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëv­e në Republikën e Shqipërisë", Komisioner­ët Publikë, brenda 15 ditëve nga data e njoftimit të vendimit nga Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it, kanë të drejtë të paraqesin ankim pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Institucio­ni i Komisioner­ëve Publikë është ngritur dhe funksionon në bazë të nenit 179/ b dhe aneksit të Kushtetutë­s së Republikës së Shqipërisë dhe ligjit nr. 84/ 2016, "Për rivlerësim­in kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëv­e në Republikën e Shqipërisë". Komisioner­ët Publikë përfaqësoj­në interesin publik gjatë procesit të rivlerësim­it kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëv­e në Republikën e Shqipërisë.

 ??  ?? Gjyqtar në Gjykatën Administra­tive të Apelit, Tiranë, Artur Malaj
Gjyqtar në Gjykatën Administra­tive të Apelit, Tiranë, Artur Malaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania