Gazeta Shqiptare

Rikthehet Maratona e Tiranës, më shumë se 2500 vrapues nga 40 vende të botës

Bashkia: Projekti "Fun Run", edukim i brezave të rinj

-

Maratona

e Tiranës 2018 do të vijë këtë vit me edicionin e saj të 3- të, si eventi më i madh sportiv në vend. Në këtë aktivitet do të marrin pjesë më shumë se 2500 vrapues nga 40 vende të ndryshme të botës. Rritja e numrit të pjesëmarrë­sve ndër vite është një tregues i mirë, se kjo garë është bërë e dashur për qytetarët e Tiranës dhe më gjerë. Edicioni i 3- të i këtij aktiviteti, i cili tashmë po kthehet në traditë organizohe­t me aprovimin e dy itinerarev­e të rinj nga Federata Botërore e Atletikës duke i dhënë seri-

PROJEKTI

Me projektin "Fun Run" Bashkia e Tiranës synon të edukojmë brezat përmes sportit, për të qenë të vendosur dhe me vetëbesim, në rrugën e tyre për të arritur qëllimet e tyre. Gjithashtu, kjo të jetë një mënyrë e mirë për t'i nxitur të angazhohen me sport dhe të fillojnë të përgatiten për të konkurruar pas disa vitesh në Maratonën e Tiranës.

ozitetin e një aktiviteti ndërkombët­ar dhe me mbështetje­n e Federatës Shqiptare të Atletikës.

Gara do të mbahet me datë 7 tetor dhe do të ketë 3 kategori; Half Marathon ( 21, 0975 km), Tirana 10K dhe "We too" kjo një kategori që ka për qëllim të jetë

më shumë motivuese se sa kompetitiv­e. Nuk do të mungojë as gara "Fun Run", e cila do të zhvillohet një ditë para garës së madhe me datë 6 tetor 2018 me të rinjtë e shkollave te mesme të Tiranës. Me projektin "Fun Run" Bashkia e Tiranës synon të edukojmë

brezat përmes sportit, për të qenë të vendosur dhe me vetëbesim, në rrugën e tyre për të arritur qëllimet e tyre. Gjithashtu, kjo të jetë një mënyrë e mirë për t'i nxitur të angazhohen me sport dhe të fillojnë të përgatiten për të konkurruar pas disa vitesh në Ma- ratonën e Tiranës. Itineraret e rinj të certifikua­r nga Federata Ndërkombët­are e Atletikës - IAAF, do të përshkruaj­në pikat më atraktive të qytetit duke e kthyer këtë garë jo vetëm në sfidë, por edhe në argëtim. Përveç se një ngjarje sportive për garuesit, do të mund të konsideroh­et edhe një ditë festive për qytetin, në të cilin do të organizohe­n shumë aktivitete artistiko- kulturore në kuadër të këtij eventi. Çmimet për fituesit do të jenë të shumta, duke e kthyer garën në një sfidë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania