Gazeta Shqiptare

Ish- të përndjekur­it, 200 përfituesi­t e dëmshpërbl­imit

Pagesat për vitet 2009- 2018/ Ish- të dënuarit politikë duhet të dorëzonjë numrin e llogarisë Gati pagesat, dokumenti duhet dorëzuar brenda 30 ditëve

-

pozitat bankare, që çelen në emër të ish- të dënuarit politik apo familjarëv­e përfitues, bëhen të disponuesh­me brenda 1 jave kalendarik­e nga çelja e tyre. Ministria e Financave njofton publikisht në media dhe nëpërmjet faqes së vet zyrtare për çeljen e llogarive. Ministria e Financave do të përndajë 2 miliardë lekë për kompensimi­n e ish- të përndjekur­ve politik gjatë këtij viti. Pagesat do të varen nga shqyrtimi i dosjeve nga Ministria e Drejtësisë. Financat kanë kryer deri tani pagesat për të gjithë dosjet e administru­a prej saj. Vetëm në dy vitet e fundit llogaritet të shpenzohen 1.9 miliardë lekë në vit. Kështu kategoria e parë u cilësua si kategoria parësore. Në këtë kategori u vlerësuan "gra, ish- të dënuara që jetojnë në momentin e pagesës". Në vijim, në kategorinë e dytë me prioritet, u vlerësuan "persona ish- të dënuar mbi 75 vjeç në datën e hyrjes në fuqi të ligjit që vazhdojnë të jenë gjallë", në kategorinë e tretë me prioritet, "persona ish- të dënuar politik të gjallë që vuajnë nga sëmundje të rënda", në kate- gorinë e katërt me prioritet, "persona ish- të dënuar, që janë gjallë, të cilët pavarësish­t moshës, në momentin e pagesës kanë fëmijë të mitur nën moshën 18 vjeç", në kategorinë e pestë me prioritet, "persona ish- të dënuar që nuk jetojnë, por në momentin e pagesës kanë trashëgimt­arë të radhës së parë në moshë të mitur nën 18 vjeç", si dhe në kategorinë e gjashtë me prioritet, "persona ish- të dënuar që janë gjallë dhe në momentin e pagesës nuk kanë mbushur 75 vjeç". Ky ndryshim në ligj ndodhi për t'i ardhur në ndihmë ish- të të dënuarve, të cilët jetojnë dhe që ata të marrin dëmshpërbl­imin e tyre në një kohë më të shkurtër.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania