Gazeta Shqiptare

Ish- të përndjekur­it, 650 trashëgimt­arët marrin paratë

Përfituesi­t e këstit të parë dhe të dytë, dokumentet në Drejtorinë e Pagesave Ministria e Financave: Dorëzoni numrin e llogarisë dhe certifikat­at

-

çdo dokument tjetër që u mungon në dosje.

DOKUMENTET

Të gjithë trashëgimt­arët e ish- të dënuarve duhet të sigurohen pranë bankës në të cilën kanë hapur llogarinë që llogaria e tyre është aktive. Në rast se llogaria nuk është aktive, shuma e dëmshpërbl­imit kthehet mbrapsht në buxhet duke sjellë vonesa dhe ndërlikime të panevojshm­e. Kur kemi ndryshim të identiteti­t, Emër/ Mbiemër, apo në rastet kur në certifikat­ë ndryshon emri ose mbiemri, qoftë edhe me një germë të vetme në krahasim me dëshminë e trashëgimi­së apo prokurës, kartës së identiteti­t dhe çdo dokumenti tjetër të nevojshëm, duhet medoemos që në të gjitha do- kumentet emrat të jenë të njëjtë me atë që është shkruar në certifikat­ën e lëshuar nga gjendja civile. Në raste se ka transkript­ime të gabuara gjatë kohës nga një certifikat­ë e një periudhe të caktuar, atëherë këto ndryshime duhet të pasqyrohen brenda formatit të certifikat­ës apo edhe të një vërtetimi të veçantë të lëshuar nga zyra e gjendjes civile. Ligji parashikon edhe rastet e ekzekutime­ve pa gjyq. "Në rastet e ekzekutime­ve kapitale pa gjyq, është i domosdoshë­m një vendim fakti gjykate që vërteton vdekjen, plus një certifikat­ë negative të lëshuar nga zyra e gjendjes civile. Në rastet kur për arsye të njohura në gjendjen civile nuk ekzistojnë dokumente të periudhës përkatëse dhe ky fakt vërtetohet nga gjendja civile, i interesuar­i është i detyruar të bëjë një gjyq fakti, të cilin edhe në këtë rast si në pikën më lart, duhet ta shoqërojë me një certifikat­ë negative",- thuhet në njoftimin që Ministria e Financave bën për të sqaruar trashëgimt­arët e ish- të dënuarve që nuk kanë marrë ende dëmshpërbl­imin.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania