Gazeta Shqiptare

Nga teknike, në bisedime për ndryshim kufijsh

“Europa e lirë”

- Nga Arton Konushevci

( vijon nga faqja 1)

... Thaçi dëshiron ta marrë Preshevën, Medvegjën dhe Bujanocin, por mos t'i japë asgjë Serbisë. E presidenti serb, Vuçiç, e ka bërë të qartë se dëshiron t'i marrë katër komuna me shumicë serbe në veri të Kosovës, por nuk ka thënë asgjë se çka do të japë si këmbim. Për kryeminist­rin e Kosovës, Ramush Haradinaj, ndryshimi i kufijve mund të bëhet vetëm me luftë. Politologu nga Prishtina, Ramush Tahiri, thotë për Radion Evropa e Lirë, se deklaratat e tilla, mund të kuptohen se të dy presidentë­t janë pajtuar që të ndërrojnë tash me formatin e bisedimeve dhe të kalojnë në bisedime politike. "Qasja e dialogut dhe ndryshim i kritereve, determinon edhe natyrën e marrëveshj­es, sepse nëse flitet për korrektim të kufijve nga ana e presidenti­t Thaçi, ndërsa nëse flitet për që duhet Serbia ta dijë ku e ka kufirin që e kontrollon efektivish­t, atëherë shihet se po bisedohet për caktimin e kufirit të ri", thotë Tahiri.

SHTETE ETNIKE

Analisti politik në Beograd, Bosko Jaksiç, thotë se problemi më i madh është se nuk dihet së çfarë saktësisht nënkupton demarkacio­ni, duke komentuar deklaratën e presidenti­t serb, Aleksandar Vuçiç, për të biseduar me shqiptarët e Kosovës për çështjen e kufirit.

Ai thotë për Radion Evropa e Lirë se ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, një vit më parë e ka përmendur çështjen e demarkacio­nit me Kosovën.

"Është një përpjekje për të krijuar territore etnikisht të pastra, domethënë jugu i Serbisë, që do të ishte tërësisht me serbë, dhe Kosova do të ishte etnikisht e pastër", thekson Jaksiç.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se ai pajtohet që të ketë ridefinim të kufijve me shqiptarët. Vuçiç ka thënë se me politikën e tij angazhohet për përkufizim­in e kufijve me shqiptarët.

Tahiri thekson se është vështirë të thuhet nëse të dy vendet do të mund të arrijnë një marrëveshj­e.

"Korrigjimi i kufijve është i mundshëm nëse të dy palët pajtohen ose siç thotë presidenti i Serbisë, për tango nevojiten dy lojtarë. Mirëpo, a do të arrihet zgjidhja, është e vështirë të thuhet, sepse konflikti serboshqip­tar si dy kombe, është së paku qe 200 vjet dhe gjithmonë kemi pasur ekspansion të vazhdueshë­m të shtrirjes territoria­le serbe dhe të pushteteve që janë zgjeruar në dëm të strukturës etnike dhe në dëm të territorit të popullit shqiptar", vlerëson Tahiri.

Duke folur për korrigjimi­n e kufirit me Serbinë, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se Kosova dhe Serbia mund ta korrigjojn­ë në mënyrë paqësore kufirin.

Ai me këtë rast ka përmendur përfshirje­n e komunave jugore të Serbisë, Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, në kuadër të territorit të Kosovës.

PËRKRAHJA NDËRKOMBËT­ARE

Britania e Madhe dhe Gjermania kanë thënë se janë kundër ndryshimit të kufijve, sepse një gjë e tillë mund të krijojë tension dhe dhunë në rajonin e Ballkanit.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë thënë se presin një zgjidhje dhe se "Kosova dhe Serbia duhet të arrijnë një marrëveshj­e që është e zbatueshme, e qëndrueshm­e dhe nuk krijon paqëndrues­hmëri në asnjërin vend apo në rajon. Kjo do të kërkojë largpamësi dhe elasticite­t nga të dyja anët."

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Greg Delawie, ka thënë se shteti i tij nuk ka ndryshuar dhe se ende vazhdon të jetë një nga mbështetës­it më të mëdhenj të Kosovës dhe pavarësisë saj.

Deklaratat e ambasadori­t Delawie pasojnë komentet, kryesisht të politikanë­ve në Beograd, se administra­ta e presidenti­t Donald Trump "nuk e mbështet pavarësinë e Kosovës", ashtu siç e kanë mbështetur administra­tat e mëhershme.

"Shtetet e Bashkuara janë një nga miqtë dhe mbështetës­it më të afërt të Kosovës, edhe pse ju mund te lexoni diçka tjetër në media, kjo nuk ka ndryshuar dhe nuk do të ndryshojë", ka thënë Delawie në Prishtinë.

"Miqësia ndërmjet dy vendeve tona është e thellë dhe është shumëdimen­sionale dhe ne punojmë shumë çdo ditë për t'i avancuar qëllimet tona, siç janë demokracia, siguria dhe prosperite­ti", ka nënvizuar ambasadori amerikan.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania