Mes lotësh dhe dhimbjeje, 8 viktimat varrosen në tokat e tyre

Masakra, Selenica përmbush amanetin, përcjell për në banesën e fundit familjen Zykaj Vetëm tre djemtë mundën t'i shpëtonin ekzekutimit

Gazeta Shqiptare - - MASAKRA NE VLORE -

Dita e djeshme ka qenë një ditë zie jo vetëm për fshatin Resulaj, por për mbarë opinionin publik. Nga familja Zykaj kanë dalë plot 8 arkivolë. Demir Zykaj, Ferie Zykaj, Besim Zykaj, Vasilika Zykaj, Sara Zykaj, Ledjon Zykaj, Azem Zykaj dhe Afërdita Zykaj janë përcjellë për në banesën e fundit mesditën e djeshme. Ridvan Zykaj ekzekutoi 8 pjesëtarë të familjes së tij ditën e premte, pas konflikteve që kishte pasur me ta. Kur Demir Zykaj kishte lënë amanet që të varrosej në tokat e tij, nuk e dinte që bashkë me të, aty do të prehej edhe e gjithë familja. Mes lotëve dhe vajtimit me zë, të afërmit dhe i gjithë fshati kanë përcjellë familjen Zykaj për në banesën e fundit. Më e dhimbshme për familjarët ka qenë mbajtja dhe varrosja e dy fëmijëve të mitur të familjes. Sara dhe Ledjoni, në dy arkivolë të bardhë, prehen tashmë me gjithë familjen e tyre, fare pranë shtëpisë ku jetuan për ato pak vite. Edhe pse e kanë pasur të vështirë të pranojnë mediat në një dhimbje të tillë, familjarët e viktimave duket se kanë gjetur forcë që pas varrimit, të japin edhe një mesazh sensibilizues për të rinjtë shqiptarë. "Askund nuk është parë dhe dëgjuar një krim i tillë. Kjo është një gjëmë. T'u qëndrojmë pranë të rinjve për të mos bërë veprime të tilla. Shteti t'i gjejë vendin kriminelit", ka thënë një prejr familjarëve mes dhimbjes dhe lotëve. Tashmë në fshatin Resulaj, tri shtëpi kanë hapur dyert e mortit. Tri shtëpi, tek të cilat mungojnë familjarët e tyre.

I kanë mjaftuar vetëm 5 minuta dhe 30 metra distancë që 24- vjeçari Ridvan Zykaj të shuajë tri familje. Me kallashnikov në dorë, ai ka hyrë fillimisht në banesën e Besim Zykajt, të cilin e ka gjetur në shkallët e banesës ku dhe e ka vrarë e më pas bashkëshorten e

tij. Por duket se nuk është mjaftuar me kaq, pasi ai ka qëlluar pa mëshirë edhe mbi dy kushërinjtë e tij, Sarën, 15 vjeçe dhe vëllain e saj, Ledjonin, vetëm 8 vjeç. Më tej vrasësi është drejtuar tek shtëpia e vëllait tjetër, Azemit, ku e ka lënë të vdekur në vend atë së bashku me bashkëshorten. Destina- Menjëherë pas ngjarjes së rëndë, Bashkia e Selenicës është mbledhur ditën e djeshme dhe ka marrë dy vendime. Këshilli Bashkiak ka shpallur ditë zie, ditën e hënë në Bashkinë e Selenicës, si dhe vendosjen në dispozicion të familjeve të viktimave një shumë prej 12 milionë lekësh të vjetra. Që në fillim të mbledhjes, Përparim Shametaj, ka kërkuar të mbahet një minutë heshtje në nderim të viktimave. Më tej, Shametaj foli edhe për familjen Zykaj, por edhe për autorin e masakrës, duke u shprehur se nuk njihej për rrezikshmëri kaq të lartë. Ridvan Zykaj ka mundur që për 5 minuta të vrasë 8 persona të familjes së tij. Në një distancë prej 30 metrash, ai ka lëvizur në tri shtëpi, ku dhe ka vrarë të gjithë pjesëtarët që ka gjetur brenda. Me kallashnikov në dorë dhe gjakftohtë, ai ka lëvizur lehtësisht nëpër fshat. cioni i fundit për 24- vjeçarin ka qenë banesa e Demirit, babai i dy viktimave. Ridvani mësohet se ka qëlluar në drejtim të Demirit, i cili qëndronte në divan në ballkonin e shtëpisë dhe më pas ka shtënë në drejtim të gruas së tij, duke e lënë dhe atë të vdekur në vend. Viktimat kanë pasur plagë të shumta nga plumbat e kallashnikovit, kryesisht në bust dhe në kokë. Afërdita Zykaj është goditur nga 6 plumba. Azemi Zyka është goditur me 4 plumba dhe të katërt i ka në kokë. Djali i vogël Ledioni është goditur nga tre plumba, ndërsa vajza, Sara 16 vjeçe është goditur 4 plumba.

Kësaj masakre kanë mundur t'i shpëtojnë vetëm tre djem të familjes Zykaj, të cilët nuk ndodheshin në shtëpi. Nga familja e Besimit ka shpëtu-

ar vetëm një djalë, Albi Zykaj ( punonte në një restorant në Vlorë), ndërsa nga familja e Azemit dy djem, njëri nga të cilët ndodhet në Greqi.

Gjatë përcjelljes së familjes Zykaj për në banesën e fundit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.