Albi Zykaj humb të gjithë familjen

Adoleshenti i shpëton masakrës

Gazeta Shqiptare - - MASAKRA NE VLORE -

Albi

Zykaj është vetëm 17 vjeç edhe ditën e djeshme ka përcjellë për në banesën e fundit babain, nënën, motrën e vëllain e mitur. Fatmirësisht adoleshenti nuk ndodhej në banesë gjatë kohës që ndodhi tragjedia, pasi punonte në bregdet. Po ashtu, dora gjakatare e Ridvan Zykajt i mori edhe gjyshërit e tij, Demirin dhe Ferien; xhaxhain Azemin bashkë me gruan e tij Afërdita. Vetëm 17 vjeç do t'i duhet të përballet me vështirësitë e një jetimi të shkaktuar nga dora kriminale e kushëririt të tij. I mundur nga lotët dhe dhimbja, Albi ka tentuar të flasë edhe para mediave, por e ka pasur të pamundur. Adoleshenti ka qenë duke punuar në bregdet, kur është njoftuar nga të afërmit e tjerë për tragjedinë që i kishte ndodhur familjes së tij. Po ashtu, mes familjarëve që i mbijetuan masakrës ishin edhe dy djemtë e Azemit, që ndodheshin në emigrim në momentin e ngjarjes së rëndë.

Ceremonia e djeshme mortore në fshatin Resulaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.