Dëshmia e 24- vjeçarit: I vrava se më quanin hajdut

Masakra në Selenicë, autori sfidon policinë: Më arrestuat vonë Ridvan Zykaj u arrestua vetëm 2 km larg shtëpisë

Gazeta Shqiptare - - MASAKRA NE VLORE -

Janë dashur rreth 12 orë nga ngjarja e rëndë në Resulaj të Selenicës që të vihej në pranga autori. Rreth 500 forca policie u angazhuan për të kapur Ridvan Zykajn, i cili u gjend rreth 2 kilometra larg shtëpisë së tij. Autori i masakrës së Selenicës ka dhënë dëshminë e parë para forcave të rendit. Me tone ironike, 24- vjeçari ka thënë përpara policisë se ishin vonuar shumë në arrestimin e tij. Më tej, ai nuk ka shfaqur shenja pendese për ngjarjen e rëndë. Ritvan Zykaj është shprehur se ishte i pirë dhe nuk mbante mend çfarë kishte ndodhur. I pyetur për shkaqet e ngjarjes tragjike, ai shprehet se kushërinjtë e tij e akuzonin për çdo gjë të keqe që u ndodhte. "Ata më akuzonin mua për çdo gjë që u ndodhte. Nuk mbaj mend gjë, kam qenë i pirë", është shprehur ai ndër të tjera. Ndërkohë, pas testit të bërë sot fill pasi e arrestuan, në gjakun e tij nuk janë konstatuar sasi të mëdha alkooli, çka e rrëzon pretendimin se ishte i dehur. I trembur, duket se autori ka kërkuar edhe një avokat, nga frika se mos e vrisnin. "Dua avokat që të mos më vrisni" mësohet të ketë thënë para grupit hetimor 24- vjeçari, duke pranuar autorësinë e vrasjes së 8 familjarëve të fisit të tij, mes tyre 3 gra dhe dy fëmijë. "Grupi hetimor me ekspertë të Policisë Kriminale të DVP Vlorë dhe të Departamentit të Policisë Kriminale në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë po vijojnë hetimet lidhur me motivin e plotë të krimit të kryer prej 24- jeçarit në fshatin Resulaj", deklaron policia e Vlorës. Që prej momentit që u shoqërua në ambientet e DVP Vlorë, autori po pyetet në disa seanca nga strukturat policore përkatëse mbi rrethanat e krimit. Policia deklaron se nga hetimet e deritanishme dhe nga deklarimet paraprake të shprehura prej tij ka rezultuar se e ka kryer aktin kriminal për motive të dobëta/ banale, ( autori është shprehur se pjesëtarë nga dy familjet Zykaj e kanë akuzuar për vjedhje). Lidhur mbi këtë, por edhe në pista të tjera policia po vijon hetime të imtësishme deri në zbardhjen e plotë të rretha- 24- vjeçari, një djalë i thjeshtë fshati, i cili nga hajdut pulash, u shndërrua në një vrasës gjakftohtë. Fqinjët tregojnë se 7- 8 vite më parë kishte pësuar djegie trupi dhe se jetonte me prindërit, të vëllanë dhe të motrën. Për forcat blu të zonës, ai njihej si një hajdut i rëndomtë, shumë larg profilit të një vrasësi. Që pas djegies së tij, bashkëfshatarët tregojnë se Ridvani ndryshoi totalisht sjellje.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.