Gazeta Shqiptare

Erion Braçe: Të zhbëjmë kulturën e armës, le të mbushen burgjet plot

Deputeti si PS: Lulzim je me armën si Berisha, apo kundër?

-

Deputeti

socialist, Er jon Braçe, bën thirrje që të nisë një aksion çarmatimi, pas masakrës së djeshme në Selenicës, ku 8 persona u vranë nga 24vjeçari Ritvan Zyka. Braçe sjellë në vëmendje apelin e ish- kryeminist­rit Sali Berisha, i cili në prill të vitit 2016 bënte thirrje për armatosje të popullsisë nga foltorja e parlamenti­t, duke vlerësuar se situata ishte e pasigurt. Braçe u shpreh se Berisha, arritjen e qëllimit dhe imponimin e zgjidhjeve e bën përmes armëve. Ndërkohë, një apel i bën edhe Lulzim Bashës, kryetarit të PD- së: "Lulëzim ndaje mendjen, je me armën si ky këtu, apo kundër saj si pjesa më e madhe e shqiptarëv­e!", shkroi dje Braçe. Duke e cilësuar vrasjen e 8 personave në Selenicë një dramë, Braçe u shpreh: "Prej vitit 1997, ato janë makabre dhe shumë të dhimbshme. Kurrë, po kurrë s'u ndal kush të analizojë, marrë përgjegjës­i e vendosë. Të tregojë rrugën se si ky vend çarmatoset. Ka ardhur koha që ne të zhbëjmë kulturën e armës, komunikimi­n përmes saj, zgjidhjet duke përdorur armët. Është e vështirë, e di. Ka njerëz si ky që e kanë zgjatim armën, por duhet të vendosim tani, duke ashpërsuar ligjin, zbatuar pa asnjë dallim kudo, në rrugë, shtëpi, makinë, brez për cilindo të marrë apo të përgjegjsh­ëm të unifikojmë politikën penale kundër tyre, secilit prej tyre. Pa mëshirë! Le të mbushen burgjet plot me këta, ama do pastrohen rrugët, lagjet, shtëpitë, baret e restorante­t, plazhet nga soji i këtyre që rrëmbejnë një status prej armës, komunikojn­ë me armë, zgjidhin hatrin apo hallin, hakun apo gjakunsipa­s gjuhës se tyre, me armë", u shpreh Braçe.

 ??  ?? Ish- kryeminist­ri, Sali Berisha
Ish- kryeminist­ri, Sali Berisha
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania