Mediu: Shqiptarët, më në rrezik se ndonjëherë në historinë e pasviteve ' 90

Kufiri Kosovë- Serbi, Vuçiç: Territori i përbashkët, burim konfliktesh Shehu: Nesër do t'i zhdukim kufijtë duke qenë të gjithë në BE

Gazeta Shqiptare - - POLITIKE -

Eardhmja e Ballkanit Perëndimor është Bashkimi Europian, ndaj sipas ish- ministrit të Jashtëm, Tritan Shehu, tezat për korrigjim apo ndryshim kufijsh nuk flasin për të ardhmen, por për të shkuarën. "Ne jemi për t'i zhvleftësuar kufijtë në rajon në këto momente, duke implementuar ligjet e rregullat e BE- së. Nesër do t'i zhdukim kufijtë duke qenë të gjithë në BE", tha Shehu dje në një prononcim për "Top Channel". Teza e Thaçit, e cila gjithsesi nënkupton ndryshimin e hartës së shtetit të pavarur të Kosovës, do të ishte kundërvënie ndaj partnerëve europianë e amerikanë, që u investuan për këtë shtet. "Kjo do të thotë që të transmetosh mesazhin që ' Ju e keni bërë gabim', e tani duhet hapur sërish kutia. Hapja e kutisë është shumë e gjerë, asnjë nuk e di sesi do të shkojë dhe ku do të çojë. Në qoftë se dikush mendon që Serbia është bërë një ' qengj i butë', që mund të japë çdo gjë, gabon rëndë. Pas Serbisë fshihen të tjera fuqi të interesuara të vonojnë procesin e integrimit të Ballkanit në BE, apo të rikrijojnë reminishencat e tyre të vjetra", tha më tej Shehu. Rusia dhe Turqia, sipas ish- ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu po shtojnë ndikimin në Ballkan, që nuk është më në vëmendjen e BE- së apo SHBAve si më parë, kur Shqipëria u anëtarësua në NATO apo Kosova fitoi Pavarësinë. "Do të thosha që shqiptarët janë sot në një situatë më të rrezikshme të mundshme, që kanë qenë ndonjëherë në historinë e pas viteve ' 90, apo pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës", tha Mediu për ' TCH'. Skepticizmi i Europës ndaj rajonit dhe përqendrimi i Amerikës në politikën e brendshme apo atë globale dhe çështjet e sigurisë dikton shqiptarët të përcjellin një mesazh unik. "Çdo negociatë duhet bërë e mirorganizuar, që duhet të fillojë me një hap të parë: njohjen e pavarësisë së Kosovës nga ana e Serbisë. Pastaj duhen diskutuar të gjitha elementet e tjera, pra ulja si të barabartë në tryezë", tha më tej Mediu.

PRESIDENTI SERB

Ndërkohë dje "Deutch Welle" shkruante se Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç po angazhohet tashmë hapur për ndarjen ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë, duke nxitur edhe më shumë debatin në Beograd dhe Prish-

tinë për ndarje të Kosovës. Madje, presidenti Vuçiç tha se ai e promovon politikën për ndarje me shqiptarët. Në Kosovë, presidenti Hashim Thaçi nga ana tjetër thotë se, "nuk ka ndarje tokësore të Kosovës", por kërkon korrigjim të kufirit që sipas tij nënkupton bashkimin me Kosovën të tri komunave me shumicë sh-

qiptare të jugut të Serbisë. "Unë jam në favor dhe kjo është politika ime, për ndarjen me shqiptarët, sepse të kemi një territor që nuk dihet se kush e trajton atë dhe çfarë kujt i përket është gjithmonë një burim konfliktesh të mundshme. Nuk e fsheh një synim të tillë, por nuk dihet nëse këtë do ta pranojë populli serb apo jo dhe nëse do të ketë sukses, kjo nuk varet vetëm nga Serbia", tha Aleksandër Vuçiç. Mediat në Prishtinë citojnë edhe Ambasadën Gjermanisë në Kosovë, ku thuhet: "Gjermania është kundër ndryshimit të kufijve. Ministri i shtetit gjerman, Michael Roth, sikurse edhe ambasadori Christian Heldt në intervista të ndryshme e kanë bërë të qartë pozicionin zyrtar lidhur me dialogun për normalizim të marrëdhënieve". E përditshmja kosovare "Koha Ditore" citon pjesë të një interviste të ministrit Roth, dhënë kësaj gazete në 10- vjetorin e pavarësisë, i cili thotë se "lëvizjet e kufijve janë shumë të rrezikshme dhe mund ta destabilizojnë të gjithë rajonin e Ballkanit". "Unë nuk do t'i ofroja asnjërës palë propozime konkrete nga jashtë, sepse çështjet që ju përmendni janë shumë komplekse dhe sigurisht, aspak të thjeshta për t'i zgjidhur. Mirëpo, përgjithësisht unë kam besim që Kosova dhe Serbia do të tejkalojnë këtë pengesë, nëse për këtë ka vullnet politik. Ndonëse këtu më duhet të shpreh një paralajmërim: lëvizjet e kufijve janë tejet të rrezikshme. Ne i kundërshtojmë ato në mënyrë kategorike", citohet të ketë thënë ministri Michael Roth.

Ish- ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.