Paraja në qarkullim vijon të tkurret, ra me 1.2% në tremujorin e dytë

Gazeta Shqiptare - - POLITIKE -

ndryshimet strukturore të zhvendosjes së depozitave në maturitete mbi dy vjet. Ekspertët e Bankës sqarojnë se ecuria e këtij treguesi reflekton nga njëra anë krijimin e ulët të parasë në lekë dhe nga ana tjetër ndryshimin e pjesshëm të formës së mbajtjes së kursimeve të individëve: nga depozita nën dy vjet, në depozita me afat maturimi mbi dy vjet dhe në një masë më të madhe, në investime në letra me vlerë të qeverisë. Duke e rregulluar për këtë efekt, norma vjetore e agregatit M2 shfaq rritje me 1.5% vit mbi vit. Gjithashtu, agregati i parasë likuide, M1, ka shënuar ngadalësim të ritmeve të rritjes, në 4.1% në terma vjetorë mesatarë. Paraja jashtë bankave në fund të muajit qershor përbën rreth 35.8% të agregatit M2, ose rreth 27.3% të agregatit M2 të rregulluar. Paraja e gjerë në ekonomi ka vijuar të zgjerohet me ritme të moderuara në tremujorin e dytë të vitit. Korrektuar për kursin e këmbimit, norma vjetore e rritjes së agregatit M3 është luhatur rreth vlerës 2%, në ngadalësim të mëtejshëm krahasuar me një tremujor më parë. Në kahun e aktivit të sistemit bankar, krijimi i parasë në ekonomi është mbështetur nga zgjerimi i mjeteve valutore neto të sistemit bankar, të cilat bartin efektin kryesor të mbiçmimit të monedhës vendëse.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.