Pezullohet shefi i policisë së burgut

Gazeta Shqiptare - - ISH- TE PERNDJEKURIT -

FUSHE KRUJE - Pezullohet nga detyra shefi i policisë në burgun e Fushë- Krujës. Bëhet fjalë për Tofik Sinanin, i cili u pezullua pasi një i dënuar tentoi vetëvrasjen. Mësohet se shtetasi me inicialet T. D. tentoi të vetëvritej, ndërkohë që familjarët bënë ankesë në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve. Ka qenë avokatja e Popullit, Erinda Ballanca, ajo që ka kërkuar nisjen e hetimeve për rastin në fjalë, ndërkohë që në ambientet e vuajtjes së dënimit u dërguan edhe inspektorë. Pavarësisht këtij hapi, përfaqësuesi i AP- së nuk u lejua të hyjë në burgun e FushëKrujës. Kujtojmë se para 10 ditësh në të njëjtin burg u dhunua dhe i dënuari Adriatik Lala, ndërsa dyshohet se pas kësaj ngjarjeje fshihet policia e burgut.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.