"Prestige Resort", tashmë shija e hollë e sushit në resortin gjigant

Gazeta Shqiptare - - ISH- TE PERNDJEKURIT -

Resort", shija e hollë, qetësia e komoditeti është gjithçka që dikush kërkon për pushimet, por e kombinuar edhe me një shumëllojshmëri të gatimeve, i bën ato të paharrueshme. Nga sot, për këdo që kërkon të provojë shijen e vërtetë të sushit, e gjen në restorantin e ri, i cili do të jetë në shërbim të pushuesve, duke nisur nga mbrëmja e djeshme. E konceptuar në stilin e kuzhinës fusion, restoranti i ri do të ofrojë shumëllojshmëri gatimesh për të gjithë pushuesit që do ta frekuentojnë atë, ku baza e gatimeve do të jetë sushi, për t'iu përshtatur kështu shijeve të të gjithëve turistëve jo vetëm vendës, por edhe të huaj, të cilët kanë zgjedhur "Prestige Resort" për të kaluar pushimet e tyre në këto ditë të nxehta vere. Sushi restorant vjen në "Prestige Resort" si një bashkëpunim mes "Fab Beach Club" dhe "Mado Fusion Tirana". Kështu nga sot, "Prestige Resort" do të ofrojë për klientët e saj jo vetëm argëtim e ambiente komode, por krahas kuzhinës së pasur tradicionale, me ushqime të freskëta, një tjetër alternativë për ta do të jetë sushi restorant.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.