NJË LETËR PA PËRGJIGJE DHE E ARDHMJA E PIRAMIDËS

Gazeta Shqiptare - - ISH- TE PERNDJEKURIT -

Michael

Granoff është kryetar i Bordit të të Besuarve, pjesë e Fondit Shqiptaro- Amerikan të Zhvillimit. Prej kohësh atij i është përcjellë një letër nga një grup veprimtarësh, por që është firmosur nga dy aktivistë të njohur të komunitetit hebre dhe shqiptar në lidhje me një çështje që ka lidhje me procesin e transformimit të ish- Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës ( QNK) në një inkubator për novatorizmin dhe sipërmarrjen për rin- inë. QNK ose ndryshe siç njihet Piramida mbart një trashëgimi të madhe dhe në dekadën e fundit është degraduar në atë masë, saqë është kthyer në një nga pikat më tërheqëse për turistët për t'u treguar fytyrën live të socializmit shqiptar. Zoti Berisha bashkë me një shpurë të tërë të gjithë fushave ishin gati ta hidhnin në erë, pasi sipas tyre ajo përcillte trashëgiminë e komunizmit dhe mbi të gjitha destinacioni i saj lidhej me kujtimin e Enver Hoxhës. Debati i madh që pasoi dhe presioni nga të gjitha fushat bëri që Piramida të ruhej, por ndërkohë pjesa e saj kryesore filloi të degradonte frikshëm.

Pas shumë vitesh në aktivizmin e tij tepër energjik kryetari i bashkisë së Tiranës, z. Erjon Veliaj, nënshkroi një Memorandum Mirëkuptimi me dy bashkë- drejtorët e Fondit Shqiptaro- Amerikan të Zhvillimit në Tiranë për ta transformuar ish- Qendrën Ndërkombëtare të Kulturës në një inkubator për no- vatorizmin dhe sipërmarrjen për rininë. Pa mohuar rëndësinë e këtij aksioni të lavdërueshëm dhe gjetjen e qëllimit për godinën, duhet të themi se destinacioni do t'i shkonte shumë më mirë një ndërtese me një arkitekturë krejt tjetër,

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.