Një letër pa përgjigje dhe e ardhmja e Piramidës

Gazeta Shqiptare - - ISH- TE PERNDJEKURIT -

Michael Granoff është kry etar i Bordit të të Be suarve, pjesë e Fondit Shqiptaro- Amerikan të Zhvillimit. Prej kohësh atij i është përcjellë një letër nga një grup veprimtarësh, por që është firmosur nga dy aktivistë të njohur të komunitetit hebre dhe shqiptar në lidhje me një çështje që ka lidhje me procesin e transformimit të ish- Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës ( QNK) në një inkubator për novatorizmin dhe sipërmarrjen për rininë. QNK ose ndryshe siç njihet Piramida mbart një trashëgimi të madhe dhe në dekadën e fundit është degraduar në atë masë, saqë është kthyer në një nga pikat më tërheqëse për turistët për t'u treguar fytyrën live të socializmit shqiptar. Zoti Berisha bashkë me një shpurë të tërë të gjithë fushave ishin gati ta hidhnin në erë, pasi sipas tyre ajo përcillte trashëgiminë e komunizmit dhe mbi të gjitha destinacioni i saj lidhej me kujtimin e Enver Hoxhës. Debati i madh që pasoi dhe presioni nga të gjitha fushat bëri që Piramida të ruhej, por ndërkohë pjesa e saj kryesore filloi të degradonte frikshëm.

Pas shumë vitesh në aktivizmin e tij tepër energjik kryetari i bashkisë së Tiranës, z. Erjon Veliaj, nënshkroi një Memorandum Mirëkuptimi me dy bashkë- drejtorët e Fondit Shqiptaro- Amerikan të Zhvillimit në Tiranë për ta transformuar ish- Qendrën Ndërkombëtare të Kulturës në një inkubator për novatorizmin dhe sipërmarrjen për rininë. Pa mohuar rëndësinë e këtij aksioni të lavdërueshëm dhe gjetjen e qëllimit për godinën, duhet të themi se destinacioni do t'i shkonte shumë më mirë një ndërtese me një arkitekturë krejt tjetër, por edhe një hapësire tjetër në qytetin tonë, i cili është shtrirë shumë në drejtimet lindore dhe verilindore. Një gjë që nuk po merret parasysh nga pushtetarët e vendit tonë, që mundohen ta grumbullojnë çdo gjë në qendër të qytetit. ... Prej pak kohësh apelojmë që kjo godinë ( Lexo: QNK ose Piramida), duke marrë parasysh gjendjen katastrofike të Bibliotekës Kombëtare të ishte vend strehimi i saj dhe pse jo kuartieri kryesor i Bibliotekës Kombëtare. Në javët e fundit, Biblioteka Kombëtare i ka mbijetuar një gjendje përmbytje, që erdhi prej problemeve teknike. Godina i ka mbijetuar një zjarri, që e detyroi të ishte e paaksesueshme për lexuesit dhe po ashtu edhe shumë problemeve të tjera. Zyrtarët e saj vazhdimisht e kanë bërë hapur apelin e tyre dhe kanë treguar mundësitë e kufizuara të hapësirës dhe jo vetëm, por që gjithsesi duket se kanë rënë në vesh të shurdhër. Apeli ynë ka qenë i vazhdueshëm që Piramida të kthehej në Bibliotekën Kombëtare, kuptohet me modifikimet e mundshme, anipse duke marrë parasysh se energjia kryesore në këto kohëra ka shkuar për ruajtjen e Godinës së Teatrit Kombëtar pakkush është kujtuar për Bibliotekën dhe ca më tepër për Piramidën. Do të ishte në nder të autoriteteve shqiptare që ta rishihnin memorandumin e tyre me Fondin Shqiptaro- Amerikan të Zhvillimit dhe nga ana tjetër këta të fundit të tregoheshin mirëkuptues për një drejtim të ri. Mbase juristët do të dinë të japin përgjigje më të arsyeshme se ç'mund të bëhet në këtë rast, por duken shenjat jo të mira për mos reflektim: që nga mospërgjigja e autoriteteve të Fondit, që nuk e kanë marrë shumë parasysh, qoftë dhe letrën e drejtuar nga bashkëkombasit e tyre.

**** Michael Granoff Kryetar i Bordit të të Besuarve Fondi Shqiptaro- Amerikan i Zhvillimit Nju Jork SHBA

4 maj 2018 I nderuar z. Granoff, Po ju shkruajnë dy shtetas amerikanë me prejardhje hebraike dhe shqiptare. Ju drejtohemi në detyrën tuaj si Kryetar i Bordit të të Besuarve të Fondacionit Shqiptaro- Amerikan të Zhvillimit.

Rreth një vit më parë filluam përmes Komitetit Amerikan të Trashëgimisë Kulturore [ U. S. Heri- tage Commission] një nismë private dhe të pavarur qytetare për të transferuar në Shqipëri Bibliotekën dhe Letrat e Prof. Dr Norbert Jokl [ 1877 - 1942], qytetar i shquar hebre- austriak dhe linguist me famë botërore, i cili u shfaros gjatë Holokaustit.

Ishte dëshira e vetë Prof. Joklit që e gjithë pasuria e vet akademike t'i lihej trashëgim popullit të Shqipërisë. Mirëpo ende sot testamenti i tij ka mbetur i paekzekutuar. Biblioteka dhe Letrat e Joklit ende ndodhen në Bibliotekën Kombëtare të Austrisë, Kjo është njëlloj sikur krimi të vijojë të jetë duke u kryer.

Në përputhje me një traktat dypalësh SHBA - Shqipëri, ne i kemi kërkuar qeverisë sonë amerikane ndihmë që ( i) pasuria e Joklit të përcaktohet si "pasuri me vlera të veçanta kulturore" për trashëgiminë tonë: ( ii) të punohet me Austrinë për kthimin e pasurisë akademike të Joklit në Shqipëri, në përputhje me dëshirën e tij dhe ( iii) të punojë me shtetin shqiptar për ruajtjen e pasurisë së Joklit me shkallën më të lartë të përkujdesjes dhe vëmendjes, me shpresë në mjediset e Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë [ BKSH].

Në pikën e fundit, ne kemi ndjekur me vëmendje një nismë të kohëve të fundit në Shqipëri për ta transformuar ish- Qendrën Ndërko- mbëtare të Kulturës [ QNK] në një ndërtesë apo aneks modern të Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë, ku Pasuria Akademike e Joklit do të mund të ruhej e sigurt për brezat e ardhshëm. Sikurse sugjeron përvoja jonë me ndërtesat e shumta të Bibliotekës së Kongresit, aneksit të ri të BKSH- së në Tiranë mundet edhe t'i vihej emri i Prof. Norbert Jokl.

Ndërkohë që kjo nismë vendore na gëzoi mjaft dhe u gatitëm ta mbështesnim publikisht, mësuam nga ana tjetër të zhgënjyer se kryetari i bashkisë së Tiranës, z. Erjon Veliaj, nënshkroi një Memorandum Mirëkuptimi me dy bashkë- drejtorët tuaj në Tiranë për ta transformuar ish- Qendrën Ndërkombëtare të Kulturës në një inkubator për novatorizmin dhe sipërmarrjen për rininë.

Z. Granoff, ne ju kërkojmë me mirësi dhe respekt që ju ta pezulloni dhe ta anuloni këtë angazhim të Fondit Shqiptaro- Amerikan të Zhvillimit [ AADF].

Faktorët që e bëjnë të domosdoshme një qëndrim reflektiv dhe të kujdesshëm nga ana tuaj janë të shumtë.

Së pari, sikurse e dini, inkubatorë të kësaj natyre përgjithësisht strukturohen apo ngrihen në zona të dëmtuara ose të lëna pas dore të një qyteti. Kurse ish Qendra Ndërkombëtare e Kulturës ndodhet pikërisht në qendër të Tiranës, as 50 metra lart nga Kryeministria. Pse u dashkan investuar fondet tuaja të vlefshme atje, dhe jo në zona të lëna pas dore në periferi të Tiranës?

Së dyti, është e vërtetë se ndërtesa në fjalë fillimisht u projektua dhe u ndërtua si një Muzeum për Enver Hoxhën, ish diktatorin e Shqipërisë. Megjithatë, vlerat e saj simbolike tashmë janë tejkaluar. Fill pas rënies së regjimit komunist në Shqipëri, ndërtesa, sikurse vërejtëm, u shndërrua në Qendrën Ndërkombëtare të Kulturës. Madje, gjatë një periudhe të caktuar, ndërtesa strehoi edhe zyrat e Agjencisë Amerikane të Informacionit [ U. S Information Agency] si edhe USAID- in, sëbashku me stacione të rëndësishme televizive vendase. Për më tepër, përdorimi si sinonim i termit "Piramidë" është i pasaktë. Me të vërtetë, këqyrja nga lart e ndërtesës së QNK- së do të tregonte se ajo ka trajtën e shqipes, që sikurse e dini, është simboli i kombit shqiptar. Prandaj, e gjithë ideja se, përmes këtij projekti AADF- ja kinse po transformoka një simbol të ish regjimit komunist në një simbol të sipërmarrjes kapitaliste në Shqipëri është më së paku e pavend dhe e pavërtetë.

Së treti, vetë ndërtesa fillimisht u projektua për muzeum. Prandaj, ajo mund të shndërrohet lehtë në një ndërtesë shtesë të Bibliotekës Kombëtare. Me të

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.