Vigan i albanologjisë dhe ballkanologjisë

Gazeta Shqiptare - - ISH- TE PERNDJEKURIT -

Para disa ditësh në Tiranë, në moshën 72vjeçare, mbas një sëmundje të gjatë e të rëndë, vdiq profesor Eqrem Çabej, pa dyshim albanologu dhe ballkanologu më i madh i të gjitha kohëve. Kështu thonë njohësit më të shquar të veprës së këtij punonjësi shkencor të palodhshëm, i cili tërë jetën e vet ia kushtoi, jo vetëm gjuhës shqipe dhe problemeve që lidhen me te, por edhe fushave ( lëmive) të tjera siç janë letërsia, etimologjia, historia etj

Eqrem Çabej u lind në vitin 1908 në Gjirokastër, në një familje mesatare. Mbas shkollës fillore në vendlindje, arsimin e mesëm e kreu në Klagenburg të Austrisë, dhe disertacionin e doktoraturës me titull "Italoalbanische Studien" ( Studimet italo- shqiptare) e mbrojti duke pasur si oponentë të njohurit prof. Paul Kreçmer dhe prof. Norbert Jokli.

"… Në një qendër me tradita të forta e pasura shkencore e linguistike, studimet albanologjike zinin një vend të spikatur në gjysmën e parë të shekulli të kaluar, kurse në gjysmën e dytë ato morën hov edhe ma të madh, dhe, në veçanti, në fillim të këtij shekulli ( Kopitar, Gustav Majer, M. Lamberc, Kreçmer, Jokli). Në këte qendër universitare me punkte të forta hulumtimi shkencor e me kushte të përshtatshme, Eqrem Çabej njohu kulturën dhe rezultatet linguistike të kohës dhe të gjitha rrymat e lëvizjet në këtë fushë studimi, duk i zotëruar ato në mënyrë të shkëlqyer - thot, midis të tjerëve, akademik Idriz Ajeti kur bën fjalë për vitet e para të Eqrem Çabejt në Vjenë, kur ai filloi të punonte si hulumtues shkencor.

Mbas kthimit në atdhe tok me bashkëudhëtarët e tij, po kështu shkencëtarë të vyeshëm të kësaj fushe, Alekandër Xhuvanin e Kritaq Cipon, Eqrem Çabej boton nji varg punimesh, artikujsh e trajtesash ( shqyrtimesh) shkencore, në shumë publikacione ( botime) e revista ndër të cilat në "Revue international des etudes balkanique", që botohej në Beograd, çka ndihmoi që fill mbas luftës primatin e albanologjisë ta merrnin në duart e tyre shkencëtarët e vendit dhe jo të huajt, sikurse kishte ndodhur para

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.