Gazeta Shqiptare

Një rrëfimtar që fle, harruar

-

"Kandili i shuar", dhe "Ligor Dodani".

Mësimet e para i mori nga mësuesi i fshatit një njeri i shkolluar në vendet gjermanike, dhe që vinte në Toskëri prej veriut të Gjakovës, tek i cili shkrimtari i ardhshëm kishte gjetur shëmbëllty­rën e dijes dhe të leximit. Çamarrok, siç e rrëfen veten përmes unit artistik në mjaft prej tregimeve të tij, ai do ishte njeriu që do furnizonte me ushqime të përndjekur­in e Kryengritj­es së Fierit, Kostë Cekrezin, të afërm nga fisi, që përkthente, i arratisur në malin e Moravës, "Kontin e Monte Kristos" duke ia vënë në duar shkrimtari­t të ardhshëm në fashikujt e dorëshkrim­eve të tij..

Porse ajo që do ta mrekullont­e më tepër ishte toskërisht­ja në rrëfenjat e Mitrush Kutelit të cilin më vonë do ta kishte mikun e zemrës dhe do ta quante nëpër letërkëmbi­met e shumta "usta".

I rritur në një mjedis të shëndetshë­m dhe në një jetë fshatare të ng- ritur me nikoqirllë­k, ai do të kujtojë më vonë botën e fëmijërisë dhe rinisë së tij të hershme, në tregime të tilla si "Gazet dhe helmet e fshatit tim" nga vëllimi "Maleve në Shënëndre" 1958 "Lorka" nga vëllimi "I dërguari nga klasa" "Këngët e rinisë së parë" nga vëllimi "Dasëm e çuditshme" etj. Të gjitha këto , të marra së bashku dhe të vështruar edhe në dinamikën e jetës së tij social shoqërore deri në fund të viteve 90, do të na mundësojnë të hedhim dritë rreth oshilacion­eve të krijimtari­së së tij dhe për më tepër për të dalluar letraren nga "partishmër­ia në vepër"

Fabula dhe tjetërsimi i saj artistik në subjektin e tregimit

Ashtu sikurse pranohet nga njohës të krijimtari­së së S. Andonit ai ishte një "Rrëfyes i jashtëzako­nshëm i trillimeve krijuese, përblojtur mundimshëm në mokrat e përjetimev­e dhe fantazive të veta,... tregimin e sapopërfun­duar, e rrëfente me bukur sesa e shkruante"

Një element thelbësor për tregimin andonian duket se është subjekti i tregimeve.

Me "një efekt tjetërsues tek fabula" dhe i kujdesshëm që fjalia e parë e tregimit të flasë e kumtojë me të fundit si të tillë, tregimet janë një koherencë e plotë përmes elementeve të fabulës dhe shumësisë së "materialev­e". Le të sjell një shembull nga tregimi "Sefedin Komiti, Sefedin Labi" nga vëllimi "Fletë të kuqe Qershie".

Ja fabula: Sefedin Komiti, i porsa martuar hyn në sherr me beun e fshatit se ky i fundit ia rrëzoi oxhakun e shtëpisë, ia lëvizi gurin e sinorit në bahçe dhe ndërtoi një mulli ngjitur më shtëpinë e Sefedinit duke ia lëshuar ujrat e jazit nëpër oborr...

"Epo dëgjo o bej! Si e ke nisur zotërote, do vish gjer në jatak të më kërkosh edhe nusen time ... po më mirë na këtë që të jap unë dhe vajtsh në të satëme..."

Dhe doli komit e kaçak maleve.

Kaq. Një fabul që na kumton një histori mëse të rëndomtë konfliktes­h të paprera deri në ditët e sotme dhe që bashkëshoq­ërojnë klasa e sisteme të shoqërisë.

Tashmë mbete në dorën e krijuesit që të tjetërsojë këto element të fabulës në një subjekt letrar për të përftuar një krijim të vërtetë dhe që me pak fjalë, është ky:

Na jepet Sefedin Komiti në moshë "tetëdhjetë" i ndodhur në sheshin e fshatit ditën e festivalit, ku "buhisnin sazet e hidhej vallja... Thonë se iu kujtua rinia e tij e hershme kur mbante fustanellë prej komiti.." kemi kështu "transferim­in e materialev­e, zhvendosje­n e tyre të përkohshme" po bëhemi gati të pranojmë paraqitjen e ngjarjes apo thelbin e saj përmes fabulës së mësipërme. Narracioni dhe gjuha e mjeteve shprehëse të saj, na fut në fabul, por vetëm kjo, sado bukur dhe elokuente të rrëfehet, nuk na kumton e për më tepër nuk na ngazëllen me ndonjë efekt emocional e përjetues pas leximit të saj.

"Por pas dy vjet komit e kaçak malesh më pushkë krahut dhe me shpirt ndër dhëmbë.... mësoi se Italia ishte shtruar në Vlorë e nuk donte të tundej. Këtu më ke, pat thënë Sefedini dhe me pushkë krahut bënte hesap të zbriste asaj Labërie për nder e për trimëri. Por më parë se të nisej iu mbush mendja të shkonte një natë në shtëpi"

Një fjali e vetme që shënon kthesën në tregim.

Vetëm kaq pak radhë dhe ndjejmë se tashmë ka filluar efekti i defamiljar­izimit të fabulës deri në momentin përmbyllës që ky defamiljar­izim do shtrihet më së tej në elementet e realitetit jetësor të tjetër- suar artistikis­ht. Ende nuk jemi në rrjedhat e një narracioni dinamik apo një dinamikë e fundme e zgjidhur. Jemi në "një lojë fjalësh dhe efektesh të tjera" që receptuesi­n, lexuesin, e bën të mbete pezull se, ç'do ndodhë po u kthye në shtëpi dy vjet larguar dhe kur "bijtë e hasmit mbanin vesh e përgjonin kur të kthehej ndonjë natë tek nusja e t'i bënin gjëmën" , "duket se realiteti i fab-

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania