Gazeta Shqiptare

Frikë nga hakmarrja. Largohen nga banesa familjarët e vrasësit Zykaj, policia i merr në mbrojtje

-

Frika

e hakmarrjes ka larguar nga banesa në Resulaj të Selenicës, prindërit, vëllain dhe motrën e autorit të vrasjes së 8 kushërinjv­e. Menjëherë pas ngjarjes tragjike policia ka marrë në mbrojtje familjen e vrasësit Ridvan Zukaj. Forcat e policisë përgatitën një plan mbrojtje për familjarët e Zykës, duke i larguar nga zona ku jetonin. Para masakrës, familjet nga i njëjti fis jetonin pranë njëra- tjetrës. Një ditë pasi iu dha lamtumira e fundit 8 viktimave, në fshat njerëzit nuk vazhdojnë jetën normalisht. Ata ende janë në orët e pikëllimit dhe flasin për atë që ka ndodhur. Në ceremoninë e varrimit të viktimave të masakrës së Selenicës mungoi familja e autorit të krimit. Gjithashtu, këshilli bashkiak vendosi të shpallë të hënën, dite zie dhe ka akorduar një fond prej 12 milionë lekësh për mbulimin e shpenzimev­e të varrimit. Mësohet se 5 nga viktimat e mbrëmshme kanë qenë me ndihmë sociale nga Bashkia e Selenicës për shkak të vështirësi­ve ekonomike. Ditën e shtunë mes lotëve të afërmit dhe i gjithë fshati përcollën familjen Zykaj për në banesën e fundit. Më e dhimbshme për familjarët ka qenë mbajtja dhe varrosja e dy fëmijëve të mitur të familjes. Sara dhe Ledjoni, me dy arkivolë të bardhë, prehen tashmë me gjithë familjen e tyre, fare pranë shtëpisë ku jetuan për ato pak vite. Pas tragjedisë, familjarët e viktimave gjetën forcën që pas varrimit të japin një mesazh sensibiliz­ues për të gjithë të rinjtë shqiptarë. "Askund nuk është parë një krim i tillë. Kjo është një gjëmë. T'u qëndrojmë pranë të rinjve për të mos bërë veprime të tilla. Shteti t'i gjejë vendin kriminelit", u shpreh një pjesëtar i familjarëv­e mes dhimbjes dhe lotëve.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania