Gazeta Shqiptare

Masakra e Selenicës, autori filmoi viktimat pas ekzekutimi­t

Qytetarët: Të rikthehet dënimi me vdekje, nuk ndihemi të sigurt Policia gjen videot makabër në celularin e Ridvan Zykajt

-

Dy ditë pas ngjarjes makabër me tetë të vrarë në Resulaj të Selenicës, të tjera detaje dalin në dritë. Mësohet se autori i masakrës, Ridvan Zykaj, pas krimit të rëndë, ka filmuar me telefonin e tij pasojat tragjike. Burime pranë grupit hetimor bënë me dije se në telefonin e autorit janë gjetur video të viktimave pas ekzekutimi­t barbar. Gjithashtu, mësohet se videon e regjistrua­r me viktimat e shtrirë në oborret e banesave, 24- vjeçari Zykaj ia nisi një të afërmi në rrjetin social në messenger- in e "Facebook"ut. Autoritete­t po e mbajnë Zykajn në ambientet e policisë së Vlorës dhe pritet që ai të dalë ditën e sotme para gjykatës për masë sigurie. Ndërkohë prokuroria ka kërkuar arrest me burg deri në përfundim të hetimeve. Gjithashtu organi i akuzës ka kërkuar një ekspertizë mjekësore për të vërtetuar

nëse ka apo jo probleme mendore, por deri tani zyrtarisht nuk konfirmohe­t nëse ka apo jo. Kujtojmë se pas arrestimit, siç blutë e Vlorës

konfirmojn­ë, autori i krimit nuk ka shfaqur pendesë. Pranoi krimin e kryer për shkak se sipas tij, e kishin akuzuar për vjedhjen e disa pulave. Ai nuk bëri rezistencë ndaj forcave të rendit ndërsa iu sekuestrua­r arma e krimit automatik kallashnik­ov dhe telefoni celular. Më tej, ai kërkoi një avokat. Në fshat 24vjeçari njihej si person problemati­k, për shkak të sherreve të vazhdueshm­e që bënte me të tjerët. Disa ngrenë dyshime se ai mund të ketë pasur edhe probleme të shëndetit mendor. Mësohet se gjendja e tij së fundmi kishte pësuar përkeqësim, aq sa nuk

pranonte të jetonte më as me prindërit e tij. Ndonëse në të njëjtën çati, Ridvani jetonte në një dhomë të veçuar dhe nuk përzihej as me ta, as me të vëllanë dhe motrën.

REAGIMI I QYTETARËVE

Masakra e Selenicës ka rikthyer debatin nëse duhet ashpërsuar legjislaci­oni për personat që kryejnë krime

monstruoze. Gjate reagimeve të dhëna, qytetarët shprehen se ndjehen të pambrojtur, duke theksuar se këtë masakër e dënojnë me vdekje. "Duhet të jetë dënimi me vdekje. Çfarë është kjo? Armëmbajtj­e pa leje që të bëjnë pazar, gjykatësit dhe prokurorët? Nuk e shef se çfarë po bëhet për vendimet në drejtësi. Duhet të jetë dën-

 ??  ?? Autori i masakrës, Ridvan Zykaj
Autori i masakrës, Ridvan Zykaj
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania