Gazeta Shqiptare

Aksidenti në Kamzë me dy të vdekur, lihet në burg shoferja

Prokuroria ngre dyshime se 38- vjeçarja në vend që të frenonte, i ka dhënë gaz Avokati: Rozina Kolecit i preu rrugën biçikleta

-

Gjykata e Tiranës zh villoi ditën e djeshme seancën gjyqësore ndaj Rozina Kolecit, 38vjeçaren, e cila shkaktoi aksidentin tragjik të 8 gushtit në Kodër Kamzë. Ndaj Kolecit u dha masa e sigurisë "arrest me burg". Këtë masë sigurie kishte kërkuar edhe prokurorja e Tiranës, e cila po vijon hetimet për këtë ngjarje. 38- vjeçarja teksa drejtonte automjetin tip "Benz" me targë AA071UA, ka humbur kontrollin e drejtimit të mjetit, duke u përplasur me një biçikletë. Pas kësaj makina ka përplasur edhe një nënë me dy fëmijë të mitur. Si pasojë e përplasjes së fortë ka ndërruar jetë njëra nga vajzat, një 7vjeçare dhe shtetasi i identifiku­ar si Ramazan Isha, 29 vjeç, i cili ishte duke drejtuar biçikletën ne momentin e aksidentit. Makina është përplasur më pas dhe me një furgon të bardhë. Gjatë seancës së vlerësimit të masës së sigurisë të zhvilluar paraditen e së shtunës Koleci nuk ka folur para trupit gjykues, ndërsa avokati i saj ka sqaruar rrethanat e pretenduar­a nga e mbrojtura prej tij. Sipas avokatit të Rozina Kolecit, kjo e fundit ka humbur drejtimin e automjetit me të cilin po lëvizte, kur i ka dalë befasisht përballë i riu me biçikletë që mbeti viktimë e këtij aksidenti, 29 vjeçari Ramazan Isha. Avokati ka sqaruar se në përpjekje për të shmangur përplasjen me biçiklisti­n gruaja ka përplasur fatalisht dhe nënën me dy vajzat, njëra prej të cilave, 7 vjeçe, tragjikish­t humbi jetën. Ndryshe dyshon prokuroria se ka qenë dinamika e ngjarjes. Mësohet se organi i akuzës do të sekuestroj­ë videot e kamerave të bizneseve në zonën e aksidentit për të provuar dyshimin se 38- vjeçarja Rozina Koleci, në vend që të frenonte në momentin e aksidentit padashje i ka dhënë gaz. Prokuroria ka, gjithashtu, dyshimin se autorja e aksidentit tragjik ka qenë duke komunikuar me celular në momentin që tragjikish­t ka humbur kontrollin e makinës. Kujtojmë se ditën e aksidentit të rëndë, dëshmitarë­t në vendngjarj­e thanë se ishte drejtuesja e mjetit tip "Benz" që doli nga rruga, duke marrë përpara biçikletën dhe këmbësorët. Pasi doli në korsinë tjetër të rrugës, makina u përplas edhe me një mjet tip furgon. Shoferi i furgonit me të cilin u përplas makina, pasi kish- te përplasur fillimisht 29vjeçarin Ramazan Isha dhe nënën me dy fëmijë, tregon momentet e tmerrit që përjetoi. Ai tregoi momentin Sipas avokatit të Rozina Kolecit, kjo e fundit ka humbur drejtimin e automjetit me të cilin po lëvizte, kur i ka dalë befasisht përballë i riu me biçikletë që mbeti viktimë e këtij aksidenti, 2- vjeçari Ramazan Isha. Avokati ka sqaruar se në përpjekje për të shmangur përplasjen me biçiklisti­n gruaja ka përplasur fatalisht dhe nënën me dy vajzat, njëra prej të cilave, 7 vjeçe, tragjikish­t humbi jetën.

tragjik, kur makina përplasi nënën me 2 vajzat e saj. Fëmijët ishin në trotuar. Pashë vetëm momentin kur makina i ra gruas dhe dy fëmijëve. Nuk pashë biçikletën. Makina nuk ishte me shpejtësi, ishte normal. Fëmija ishte i vdekur para makinës tonë dhe çiklisti ishte i vdekur pak më tutje. U tmerruam, të shohësh viktima. Ishin pamje të tmerrshme", u shpreh drejtuesi i furgonit.

 ??  ??
 ??  ?? Aksidenti i ndodhur në Kodër Kamzë
Aksidenti i ndodhur në Kodër Kamzë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania