Gazeta Shqiptare

Meta: Nxitja e konfliktev­e nuk i shërben implementi­mit të reformës në drejtësi

Ngërçi në gjyqësor, presidenti: Duhet dialog politik

-

një kohë kur institucio­net kryesore të sistemit të drejtësisë janë në kushtet e mosfunksio­nimit, presidenti Ilir Meta shprehet për herë të parë për ligjin e magjistrat­urës duke kërkuar dialog politik. Meta deklaroi dy javë më parë se nxitja e konfliktev­e nuk i shërben implementi­mit të reformës në drejtësi. "Unë jam i bindur se nxitja e konfliktit as nuk i ka shërbyer deri më tani reformës në drejtësi, dhe as nuk do t'i shërbejë në të ardhmen. Vendi ka nevojë për një reformë në drejtësi, e cila bazohet fort te pavarësia e institucio­neve të reja të drejtësisë, te integritet­i i krijimit të tyre. Dhe në këtë drejtim unë inkurajoj vetëm dialogun për të zgjidhur çdo çështje në mënyrën më transparen­te dhe me integritet", tha ai. Meta u ndal dhe te Gjykata Kushtetues­e. "Besoj se duhen të ndërmerren sa më parë të gjitha ato hapa, që përforcojn­ë efektet pozitive të reformës në drejtësi, por pa krijuar kurrsesi boshllëk apo paralizë të institucio­neve më të rëndësishm­e të drejtësisë",- theksoi kreu i shtetit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania