Zgjidhja për gjyqësorin, juristi: Dispozita kalimtare kushtetuese

"A do të guxonte Z. Han, në rastin gjerman të thoshte "hajt votoni"? Në rastin shqiptar, ngjan pak raciste". "Parashikimet e ' Venecias', disa ambasadorë dolën zbuluar"

Gazeta Shqiptare - - KRIZA NË GJYQËSOR -

një projekt ligj kalimtar nën moton "hajt votoni". Apo sepse kjo situatë i shërben qeverisë jo për të qeverisur, por për të sunduar nëpërmjet përfitimit vetjak financiar.

Megjithatë ndërkombëtarët në mënyrë të vazhdueshme i kanë bërë apel opozitës për miratimin e këtyre ndryshimeve...

Ndërkombëtarët kanë mbetur te metoda "hajt votoni". Hajt votoni se Shqipëri është këtu, hajt votoni se për shqiptarët janë këto, kuptohet jo për gjermanët. Ndërkombëtarëve, ju gazetarët, mendoj se duhet t'i bëni një pyetje: a do ta lejonin të ndodhnin në vendet e tyre, këto që po ndodhin në Shqipëri edhe me miratimin e tyre? Çfarë do të bënte Gjermania nëse një ditë, qoftë dhe për një arsye objektive, do të mbetej pa Gjykatë Kushtetuese? A do të guxonte Z. Han, në rastin gjerman të përdorte shprehjen "hajt votoni"? E pra në rastin shqiptar ata s` e kanë problem. Kjo ngjan pak raciste. Pse ndërkombëtarët nuk vënë sot në kandar atë që Komisioni i Venecias parashikoi për pasojat që do të sillte vetingu dhe për ndërlikimet e sistemit të ri të drejtësisë? Koha i provoi parashikimet e Venecias dhe disa ambasadorë kanë dalë zbuluar. Përvoja e këtyre 28 viteve na mëson se duhet hequr dorë përfundimisht nga zgjidhjet e shkurtra, kalimtare, nga zgjidhjet e vogla me interes politik, aty për aty, por që lënë pasoja negative në të ardhmen e vendit. Duhen zgjidhje themelore, te forta që t'i rezistojnë kohës dhe t'i shërbejnë zhvillimit të vendit. Si në Europë.

Miratimi i këtyre ndryshimeve a do të zhbllokonte dot situatën e krijuar nga mungesa e institucioneve të reja të parashikuara nga reforma në drejtësi, pasi kërkon 84 vota, të cilat shumica socialiste, e vetme, nuk i ka? Cila do të ishte zgjidhja juridike në këtë rast?

Asnjë situatë nuk do të zhbllokonte miratimi i këtyre dispozitave, sepse ato nuk flasin kund për Gjykatë Kushtetuese apo të Lartë. Nuk flasin kund për Prokuror të Përgjithshëm, por thjeshtë për gjykatës e prokurorë të niveleve më të ulta dhe studentë të Shkollës së Magjistraturës. A thua se këta janë problemi. Këta pritet që të jenë një problem, por akoma jo aktuali dhe jo më i madhi. Përse mazhoranca nuk bën përpjekje për institucionet e larta të munguara? Sepse asaj i intereson ky boshllëk institucional në drejtësi. Ndërsa për sa i takon niveleve të ulta për të cilat kërkohet votimi i ligjit, janë pikërisht këto makinacione ligjore, që i mundësojnë mazhorancës të ketë në dorë gjyqtarët dhe prokurorët e rinj, madje që nga studentët e magjistraturës. Habitem se si ndërkombëtarët nuk i denoncojnë këto, por thonë "hajt votoni". Nuk bëhet shteti me makinacione politike, por me kompromis historik.

Si i konsideroni vendimet e fundit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit për prokurorët dhe gjyqtarët, të cilët janë konfirmuar në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit?

Nga pikëpamja formale ONM bën vëzhgime dhe jep sugjerime. Nuk ka të drejtë vendimmarrjeje, kështu që ankimimi i takon komisionerit publik. ONM thjesht i propozon komisionerit publik të ushtrojë ankim mbi një apo disa raste të caktuara. Problemi më i madh në procesin e vetingut qëndron te KPK, te cilësia e punës së saj. Ka mungesë transparence. Nëse dalin dokumente komprometuese për një subjekt a një tjetër ato duhen bërë publike. Edhe nëse nuk qëndrojnë ligjërisht përsëri du- hen bërë publike dhe të argumentohet, se përse nuk qëndrojnë. Moment tjetër është ai i dy standardeve të mbajtur nga KPK në vlerësimin e kontrolleve. Sidomos në çështjet e pasurisë. Janë larguar nga detyra subjekte, për mos justifikim të një mase të caktuar pasurie, ndërkohë që janë mbajtur në detyrë subjekte të tjerë edhe pse nuk kanë justifikuar një masë më të madhe pasurie se të shkarkuarit. Kjo ka rënë në sy tepër dhe nuk mendoj, se ka të bëjë më pasurinë, por me individin. Duket sikur, kush është i lidhur konjukturalisht me qeverinë, shpëton. Momenti i fundit, që vlen për diskutim është ai ku, KPK është përqendruar vetëm në trajtimin e pasurisë, duke mos hetuar pothuajse fare në cilësinë e punës së gjyqtarëve apo prokurorëve. E pra, qytetarët i kanë dërguar KPK raste gjykimesh abuzive pa fund, me emra dhe me dosje. Në këtë pikë KPK po tregohet e paaftë profesionalisht dhe e ka kufizuar misionin e vet, vetëm në një audit financiar.

Si e shikoni drejtimin e Prokurorisë së Përgjithshme nga Arta Marku dhe a po shkon ajo nga kryeprokurore e përkohshme, drejt kryeprokurores së përhershme? Si mund ta bllokojë opozita mandatin e saj?

Për Prokuroren e Përgjithshme kemi folur "Jemi i pari vend në Europë pas Luftës së Dytë Botërore ku mbyllet Gjykata Kushtetuese. Ka ndodhur vetëm në ` 38 kur Hitleri mbylli Gjykatën Kushtetuese Austriake. Edhe kryetari aktual pret një proces tjetër vetingu në KPA. Ka mbetur vetëm një anëtar, por që edhe këtij i ka mbaruar mandati. Kjo ngjan edhe komike, të paktën ajo e Hitlerit ishte tragjedi. Ndërsa Gjykata e Lartë nga 19 anëtarë ka mbetur me katër",- tha z. Gjata.

shumë herë. Së pari, ajo është zgjedhur në mënyrë antikushtetuese. Se dyti, është zgjedhur politikisht, pra është e kapur nga mazhoranca politike. Se treti, ka tejkaluar kompetencat duke marrë mbi vete kompetenca që nuk i ka me ligj. Kjo quhet shpërdorim detyre. Se sa do të zgjasë përkohshmëria e saj, këtë askush nuk di ta thotë. Këto ndodhin kur gjërat bëhen në kundërshtim me ligjin. Ajo që është e rëndësishme në këtë histori të "përkohshme", mbetet fakti se, për të krijuar KLP ka shumë në dorë kjo prokurore. Ajo thërret konferencën e përgjithshme të prokurorëve nga e cila zgjidhen 6 anëtarë të KLP. Ka në dorë ngritjen komisionit të votimit dhe procedurat e tij. Lobimin deri me shantazhe, për ata që duhen votuar. Praktikisht ka në dorë emrat e 6 anëtarëve të KLP, të cilët së bashku me pesëshen e zgjedhur nga parlamenti do të formojnë institucionin më të rëndësishëm të prokurorisë. Pra, KLP rrezikon të kapet nga mazhoranca e sotme ku 5 anëtarë vijnë nga kjo e fundit dhe 6 anëtarë nga prokurorja në detyrë e zgjedhur dhe kjo nga e njëjta mazhorancë. Dhe do të jetë kjo KLP që do të emërojë Proku- rorin e Përgjithshëm, ku gjasat janë të jetë i njëjti. Pra, vini re: Prokuroja e Përgjithshme zgjedh KLPnë; KLP- ja zgjedh prokuroren e përgjithshme. Gjithashtu KLP emëron të gjithë prokurorët, zgjedh SPAK- un, BKH, që do të hetojnë politikanët e korruptuar. Pra, rrezikon që i tërë sistemi të bjerë në duart e mazhorancës së sotme politike. Mendoj se ka ardhur koha që opozita, me të gjitha format politike e qytetare, ta ndalojë këtë.

Gjykata e Lartë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.