Gjykata e Lartë në ngërç, mbeten të bllokuara 26 500 çështje gjyqësore

Gazeta Shqiptare - - KRIZA NË GJYQËSOR -

Sallat

e Gjykatës së Lartë janë mbyllur me çelës. Kolegjet penale nuk funksionojnë më, për sa kohë dy gjyqtarët Artan Zeneli e Tom Ndreca u shkarkuan. Kolegji Penal ka mbetur me vetëm një anëtar, që është Edmond Islamaj. Lista e proceseve penale të anuluara apo të shtyra pa afat është e gjatë. Korridoret janë bosh, nuk ka as avokatë, as palë që presin procese. Në një situatë normale dhe bindjeje ndaj ligjit, Gjykata e Lartë duhet të kishte 19 anëtarë. Por tashmë janë 6 anëtarë, prej të cilëve kanë fituar 3 anëtarë garën e vetingut dhe tre të tjerë presin. Në mes të asgjësë ka mbetur edhe lutja e Nënë Terezës drejtuar gjyqtarëve për të dëgjuar e thënë të vërtetën sepse ata që kaluan vetingun do t'u duhet të mblidhen në dhomat e këshillimit për të vendosur për çështje emergjente si masat e sigurimit apo urdhrat e ekzekutimit. Tre të tjerët që po presin kanë përpara sfidën e vetingut. Por e gjitha kjo përkthehet në një situatë ku stoku i dosjeve dhe i qytetarëve në Gjykatën e Lartë shtohet përditë. Brenda një muaji, fluksi është rritur në 26 500 çështje të pashqyrtuara ende. Por, edhe vjeshta do të jetë akoma më e vështirë për ata që do të kërkojnë drejtësi. Sepse plotësimi i këtyre karrigeve do të vijë vetëm pasi drejtësia të ketë qeverinë e saj, Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.