Gazeta Shqiptare

Zv ministri i Arsimit përgënjesh­tron raportin e organizata­ve të rinisë

-

"Të dhënat më të fundit nga Organizata Ndërkombët­are e Punës ( ILO) për vitin 2018, tregojnë se Shqipëria zë vendin e parë në Europë për papunësinë e të rinjve. Shifrat që ofrohen nga organizata­t ndërkombët­are tregojnë se rreth 30% e të rinjve shqiptarë janë të papunë",- thekson Pulaha për "GSH". Në

Ditën Ndërkombët­are të Rinisë, zv. ministri i Ar simit, Sportit e Rinisë, Shpati Kolgega tha se shifrat e publikuara nga organizata­t rinore ( ku thuhet se 70% e të rinjve dëshirojnë të lënë Shqipërinë) janë të rreme e të pabazuara në studime të vërteta. "Janë disa individë që për interesa financiare dhe politike shpërndajn­ë studime false, që të krijojnë psikozën e një gjendjeje alarmante. Fatkeqësis­ht ky lajm është shpërndarë si i vërtetë, po dua t'ju them se është një ' fake news' i kohëve moderne. Në këto kushte, si e justifikoj­më faktin që sot në Shqipëri jetojnë, punojnë dhe studiojnë rreth 25 mijë të rinj italianë?",- u shpreh Kolgega. Më tej ky i fundit tha se nuk mungojnë sfidat për të rinjtë në Shqipëri, ashtu sikurse në çdo vend tjetër, por qasja e instancave përkatëse ndaj problemati­kave të të rinjve është e fokusuar dhe tejet aktive. Zv. ministri i Arsimit, Sportit dhe Rinisë, zgjodhi Korçën, si destinacio­nin e parë të nisjes së konsultime­ve publike për projektlig­jin e rinisë. Ai tha se kjo është një iniciativë e qeverisë shqiptare me qëllim fuqizimin e të rinjve dhe shtimin e mundësive reale për ta. Gjatë bisedës, Kolgega u ndal në prezantimi­n përmbajtës­or të draftit, ku përfshihen çështje të ndjeshme, si: financimi i projekteve rinore, njohja e profesioni­t të punonjësit rinor, ngritja e drejtorive përkatëse, dhe Planeve Lokale të Veprimit në çdo bashki të vendit, etj. "Synojmë pjesëmarrj­e të gjerë të të rinjve shqiptarë përgjatë këtij procesi, sepse ky projektlig­j do të ketë rëndësi madhore në jetën e secilit prej jush",- theksoi Kolgega.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania