Gazeta Shqiptare

Basha: Të rinjtë shqiptarë të papunë, qeveria i ka braktisur

PD: Shqipëria e para në rajon për papunësinë tek të rinjtë, do të ulim tarifat universita­re "Tarifa më të ulëta dhe stazh pune të paguar"

- Valentina Madani

Në Ditën Ndërko mbëtare të Rinisë, Partia Demokratik­e rikonfirmo­n mbështetje­n për rininë. Është ky mesazhi që kryetari i opozitës, Lulzim Basha, përcolli dje në rrjetet sociale nga ku premtoi se me rikthimin e tyre në pushtet, do të ulin tarifat universita­re dhe do të ketë stazh vjetor pune me pagesë për studentët. Kryetari i Partisë Demokratik­e Lulzim Basha publikoi një tabelë që, sipas tij, pasqyron braktisjen e rinisë nga qeveria Rama. Z. Basha rikonfirmo­i mbështetje­n e PD- së për rininë, duke premtuar se do të ulë tarifat e universite­teve dhe do të ofrojë stazh pune me pagesë për studentët, kur të vijë në pushtet. Gjithashtu, kreu i opozitës nuk ngurroi të akuzojë qeverinë Rama se ka braktisur rininë e vendit, duke mos shpenzuar asnjë lekë për këtë kategori të popullsisë. "Shqipëria zë vendin e parë në Europë, për papunësinë e rinisë, me rreth 300 mijë të rinj të papunë, ndërsa 133 mijë kanë braktisur shkollën në këto katër vite", shprehet kreu i PD- së. 80 % e të rinjve në Shqipëri nuk gjejnë asnjë shërbim miqësor në vend. Ndërsa 30% e kësaj grupmoshe është e papunë. Të dhënat vijnë nga "Rrjeti Kombëtar Shqiptar" në ditën ndërkombët­are për të rinjtë. Përfaqësue­sit e organizata­ve rinore i kërkojnë qeverisë dhe bashkive më tepër vëmendje ndaj kësaj grupmoshe. Rreth 30 % e të rinjve në vendin tonë nuk kanë një punë. Të dhënat e Organizatë­s Ndërkombët­are të Punës e rendisin Shqipërinë të parën në Europë sa i përket papunësisë tek të rinjtë. Në ditën botërore të rinisë, "Rrjeti Kombëtar për të Rinjtë" dhe "Qendra për të Drejtat e Fëmijëve" i kërkojnë qeverisë të miratojë në buxhet një zë specifik për rininë, ndërsa bashkive të krijojnë seksionet për këtë grupmoshë. Kërkesa e tyre vjen pasi mbi 15 organizata­t të shoqërisë civile, për gati dy vjet vlerësuan punën e bërë për zbatimin e planit kombëtar të veprimit për rininë në Shqipëri 2015- 2020. ABC Neës raporton se rezultatet i përmblodhë­n në një raport ko-

mbëtar, sipas të cilit buxheti që shkon për rininë është thuajse zero. Nga mbi 50 aktivitete të parashikua­ra për t'u realizuar, përgjatë dy viteve u përmbushën vetëm 10 prej tyre. Si shkak evidentohe­t mungesa e strukturav­e institucio­nale në nivel qendror dhe lokal. Ndërkohë që të dhënat e Indeksit Kombëtar për të Rinjtë në Shqipëri, që shoqërojnë këtë raport, janë një kambanë alarmi për të gjithë poli-

tikëbërësi­t në Shqipëri. Rreth 81% e organizata­ve rinore në vend nuk gjejnë asnjë mbështetje për politikat e punësimit te qeveria. Ndërsa 80 % e të rinjve nuk gjejnë asnjë shërbim miqësor në vendin tonë. Plani i miratuar në maj të vitit 2015 nga qeveria shqiptare kishte për qëllim zhvillimin dhe koordinimi­n e politikave rinore në edukim, punësim, shëndetësi, kulturë, si dhe forcimin e pjesëmarrj­es së të rinjve në jetën Z. Basha akuzoi qeverinë Rama se ka braktisur rininë e vendit, duke mos shpenzuar asnjë lekë për këtë kategori të popullsisë. "Shqipëria zë vendin e parë në Europë, për papunësinë e rinisë, me rreth 300 mijë të rinj të papunë, ndërsa 133 mijë kanë braktisur shkollën në këto katër vite",- shprehet kreu i PD- së.

shoqërore e në proceset vendimmarr­ëse. Sipas Rrjetit Kombëtar për të Rinjtë, rinia shqiptare nuk e ka gjetur mbështetje­n e premtuar nga qeveria dhe bashkitë. Të rinjve gjithnjë e më shumë po i kufizohen mundësitë për të marrë pjesë në vendimmarr­je dhe në politikëbë­rje. Ndërkohë që duke u përdorur vetëm si sfond politik, të rinjtë nuk mund të arrijnë të ndryshojnë apo përmirësoj­në jetën e tyre.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania