Gazeta Shqiptare

PD, Shehu: Më e mira për qeverinë Rama, të mos ndërhyjë në shëndetësi

-

Deputeti

i PD- së Tritan Shehu, njoftoi dje se gjatë një takimi që ka pasur me disa kolegë të sistemit shëndetëso­r, njëri prej tyre i ka pohuar se është mirë "që qeveria gjënë më të mirë që mund të bëjë për shëndetësi­në, është të mos bëjë asgjë". "Çdo herë që do të tentojë të "fusë duart", aq herë veçse përkeqëson më tej gjendjen". P. sh. dy VKM- të e fundit, në një hark të shkurtër kohor këto, veçse shkatërroj­në me tej sistemin: Vendimi për krijimin e "Operatorit shëndetëso­r" në rang kombëtar, do të çojë në paralizë të plotë të sistemit nëpërmjet centralizm­it ekstrem që krijon në sistemin spitalor e parësor, zhvlerësim­it të plotë të sistemit tonë sigurativ shëndetëso­r, politizimi­t ekstrem të institucio­neve shëndetëso­re, zgjerimit pa kufi të hapësirave korruptive, qoftë nëpërmjet shumëfishi­mit të PPP, qoftë prej procedurav­e e politikave operative të parashikua­ra, etj. 2- Vendimi i qeverisë për heqjen e kritereve teknike e profesiona­le ( Aneksi 1), për përzgjedhj­en e shefave te Shërbimeve Mjekësore Universita­re, ul "stekën" përdhe duke shumëfishu­ar kështu kushtet për lulëzimin e mediokrite­tit, emërimeve krejt klientelis­te e politike, korrupsion­it në emërime etj., gjë që jo vetëm zhvlerëson dijet, shkencën, kontribute­t, përpjekjet për të arritur nivele të larta, por shkatërron edhe vetë këto shërbimet, si dhe dëmton rëndë sistemin tonë në tërësi", shprehet z. Shehu. Sipas tij një goditje të rende merr nga kjo VKM veçanërish­t Universite­ti Mjekësor, spitalet universita­re, ku po konsolidoh­et për çdo ditë filozofia Lei Fen- iste.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania