Gazeta Shqiptare

Mbyllet me sukses të madh nata finale e festës së birrës "Korça"

Mijëra qytetarë e miliona birra "Korça" të shitura, bilanci i "check in Korça" "Elita 5" qershia mbi tortë e koncertit, ja si shkoi mbrëmja magjike

-

Me mijëra qytetarë të ardhur nga të gjitha trevat kanë shijuar deri në orët e vona ditën e djeshme në qytetin e Korçës, natën finale të festës së kthyer tashmë në traditë, atë të birrës "Korça". Nën një atmosferë festive, ushqim tradiciona­l dhe shijen e birrës më të mirë në treg, festës iu bashkuan edhe tingujt e muzikës live, të grupit Elita 5 dhe këngëtarit Vedat Ademi. Nata finale e eventit më madhështor të verës nisi në orën 21: 00 për të vazhduar deri në orët e para të mëngjesit. Në këtë vit që përkon me 90- vjetorin e birrës Korça, festës i ishin bashkuar për pesë net me radhë edhe turist të huaj, një pjesë e të cilëve kishin qenë të pranishëm edhe në vitet e mëparshme. Ata thanë se jehona e këtij eventi si dhe shija e mrekullues­hme që ka birra Korça ka kaluar prej vitesh kufijtë e Shqipërisë. "Jam shumë i emocionuar që jam pjesë e këtij eventi për të tretin vit radhazi. Birra "Korça" është birra ime e preferuar shqiptare. Kam ardhur para një jave dhe qëndrova deri në fund. Nëse dikush më pyet për birrën time të preferuar ajo është birra "Korça", padyshim do t'ua sugjeroja të gjithëve, më pëlqen shumë!", thotë një turist gjerman, i cili është rikthyer për të qenë pjesë e atmosferës festive për të tretin vit radhazi. Mbrëmja finale ishte e mbushur me surpriza duke krijuar një atmosferë që të fton drejt jetës së qejfit dhe argëtimit. Për orë të tëra mijëra pjesëmarrë­s nën ritmet e muzikës live të Elita 5 dhe Vedat Ademit dhe shijes së freskët të birrës së parë shqiptare, birra "Korça", kënduan njëzëri këngët më të bukura shqiptare dhe jo vetëm. Për 5 net radhazi birra "Korça" vendosi 13 stenda që ofro- nin birrë të freskët dhe të shijshme "Korça". Ç'mund të duash më shumë në këto ditë vere për të kaluar mbrëmje të këndshme?! Kujtojmë se është bërë tashmë traditë që çdo vit në sezonin e verës, "Birra Korça" organizon festën e birrës në qytetin e Korçës. Pjesëmarrj­a nga të gjitha trevat në këtë festë e kthen qytetin në festival të vërtetë birre, ku kurorën e mban vetëm birra "Korça".

Pa frikë ky mund të cilësohet eventi më madhështor shqiptar i sezonit veror, jehona e të cilit rritet çdo vit.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania