Gazeta Shqiptare

Cilësohej si person i rrezikshëm, arrestohet 38- vjeçari nga Tepelena

-

SARANDE- Një 38- vjeçar nga Tepelena, i cilësuar si person me rrezikshmë­ri, ka rënë në prangat e policisë gjatë një operacioni të policisë së Sarandës. Sipas uniformave blu, në pranga është vënë shtetasi me inicialet B. I, banues në Vasjar të Tepelenës. Fillimisht ai është ndaluar në një nga klubet e natës në lagjen numër 1 të qytetit të Sarandës, ku i janë gjetur dhe sekuestrua­r 3 gramë lëndë narkotike e llojit "cannabis sativa". Më pas, policia ka kryer kontroll edhe në banesën ku ai jetonte, dhe në garazhin e mjetit në afërsi të Kanalit të Cukës. Në këtë të fundit, policia gjatë kontrollit ka gjetur dhe sekuestrua­r një armë zjarri pistoletë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania