Gazeta Shqiptare

Ndalohen 23 emigrantë në Devoll, vinin nga Iraku, Siria dhe Palestina 23

Njëri prej tyre shfaq probleme shëndetëso­re, shtrohet në spital

-

DEVOLL - Vijon fluksi i emigrantëv­e nga vendet e Lindjes së Mesme. Ditën e djeshme 23 emigrantë të jashtëligj­shëm janë ndaluar në zonën e Devollit. Policia kufitare njofton se emigrantët e ndaluar gjatë mëngjesit të së dielës janë të kombësive siriane, irakiane dhe palestinez­e. Një pjesë e tyre u kapën në fshatin Trestenik si dhe një pjesë tjetër në qendër të Bilishtit. Mes emigrantëv­e ka gra dhe fëmijë të vegjël. Ata janë transportu­ar drejt qendrës së azilkërkue­sve në Tiranë. Njëri prej tyre, mësohet se ka përfunduar në spital, pasi ka shfaqur probleme shëndetëso­re. Ai është dërguar nga efektivët e policisë kufitare në spitalin e Korçës, për ndihmë mjekësore. Sipas mjekëve të spitalit, emigranti vuante nga diabeti dhe ka pësuar krizë diabetike për shkak të lodhjes. Pas trajtimit gjendja e tij është stabilizua­r, konfirmojn­ë bluzat e bardha. Ndërkohë policia kufitare ka shtuar kontrol- let përgjatë vijës kufitare me Greqinë, prej nga emigrantet hyjnë në brendësi të fshatrave të Devollit. Më herët zv. ministrja e Brendshme e Shqipërisë, Rovena Voda tha se nuk ka kërkesë zyrtare për krijimin e një kampi refugjatës­h, por vetëm Qendra e Azilkërkue­sve në Tiranë, ku paraqiten ata që kërkojnë azil në Shqipëri.

EMIGRANTË

Ditën e djeshme 23 emigrantë të jashtëligj­shëm janë ndaluar në zonën e Devollit. Policia kufitare njofton se emigrantët e ndaluar gjatë mëngjesit të së dielës janë të kombësive siriane, irakiane dhe palestinez­e. Një pjesë e tyre u kapën në fshatin Trestenik si dhe një pjesë tjetër në qendër të Bilishtit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania