Gazeta Shqiptare

U denoncua e humbur në Pogradec, kthehet pranë familjes 12- vjeçarja gjermane

-

POGRADEC- Adoleshent­ja gjermane, e cila prej tre ditësh u denoncua e zhdukur nga njerku i saj, është rikthyer ditën e djeshme pranë familjes. Policia e Pogradecit u vu në lëvizje për gjetjen e 12- vjeçares gjermane Florentina Meyer, pas denoncimit të njerkut të saj 37- vjeçar. "Më datë 12.08.2018, në Komisariat­in e Policisë Pogradec, është paraqitur shtetasi V. F, 37 vjeç, banues në Pogradec, i cili ka bërë kallëzim se më datë 11.08.2018, rreth orës 15: 00, në lagjen nr 1 Pogradec, në zonën e plazhit publik, ku familja e tij po pushonte i është larguar vajza e bashkëshor­tes së tij shtetasja Florentina Meyer, 12 vjeçe, banuese në Gjermani", shkruante policia një ditë më parë. Ndërkaq, vajza po merret në pyetje për sqarimin e ngjarjes.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania