Gazeta Shqiptare

Këshilla për t'u mbrojtur nga infektimi

-

POR individët e grup moshave ekstreme, fëmijët e vegjël dhe ata mbi 65 vjeç, individët që vuajnë nga sëmundje kronike, të cilat e dobësojnë reagimin e sistemit tonë imunitar si Diabeti i sheqerit, Nefropatit­ë kronike, Insufiçenc­at kardiake imin e kësaj stine mjaft të nxehtë dhe jo vetëm të saj, pa u shqetësuar nga infeksione të lidhura me konsumimin e këtyre produkteve.

Nga cilat ushqime duhet të bëjmë më shumë kujdes?

"Të hamë apo të mos hamë" - kjo është çështja. Të gjithë ne duhet të bëjmë kujdes për gjithçka që konsumojmë, përfshirë edhe ujin e pijshëm. Megjithatë janë disa produkte ushqimore më të ekspozuara ndaj ndotjes bakteriale dhe jo vetëm. Le të fillojmë me mishin. Nëse therja e bagëtive si lopët, qengjat, delet apo kecat kryhet jashtë zinxhirit të licencuar të therjes dhe kontrollit veterinar, konsumi i tij mundet të na rrezikojë nga sëmundje shumë të rënda disa dhe vdekjeprur­ëse si plasja ( antraksi), apo parazitoza si cisticerko­za, trikinelo- za, gëlbaza e mëlçisë ( Fasciola hepatica), etj. Derrat e rritur nëpër stoqet e mbetjeve të qyteteve bartin në trupin e tyre helme nga më të ndryshme, sidomos metale të rënda tejet dëmprurëse për organizmin tonë. Pulat e pa kontrollua­ra bartin jo pak salmonela, shumë të dëmshme për të gjithë, por në veçanti për fëmijët. Qumështi i kafshëve të sëmura me bruçelozë apo tuberkuloz, si dhe produktet e tyre të prodhuara nga qumështi i pa pasterizua­r, rrezikojnë organizmin tonë nga sëmundje jo pak invalidizu­ese për të si Bruçeloza e Tuberkuloz­i bovin. Produktet e qumështit si akullorja mundet mjaft mirë të bëhet pre e infeksioni­t nga Stafilokok­u, duke dhënë intoksikac­ione ushqimore shumë pak kohë pas konsumimit të saj. Mos ruajtja e miellit, orizit apo edhe e vetë bukës në mjedise të mbrojtura nga brejtësit ( minjtë), të shumtë si në mjediset urbane edhe jashtë tyre, i bën ato të ekspozuara nga ndotja prej urinës së tyre dhe e përhapjes së leptospiro­zës. Orizi i gatuar jo si duhet, apo i ngrohur dhe i ringrohur disa herë mundet të kontaminoh­et nga Bacillus cereus, një nga mikroorgan­izmat më të rrezikshëm të shkaktimit të helmimeve ushqimore. Të mos harrojmë faktin se mjalti nuk duhet konsumuar në fëmijët nën dy vjeç, për shkak të mundësisë së pranisë në të Clostridiu­m botulinum. Për rikujtesë është mikroorgan­izmi, i cili jep forma të rënda të intoksikim­it edhe në të rriturit, me paraliza të rënda e vdekjeprur­ëse prej produkteve të konservuar­a dhe jo mirë të ambalazhua­ra ( konservat që kanë kapatë të bombuar, kurrë nuk duhen konsumuar). Ajo që ne neglizhojm­ë dhe jemi pak të informuar është prania në ushqimet tona, në produktet e ndryshme bujqësore e pesticidev­e apo produkteve të ndryshme stimulante të prodhimit apo pjekjes së sforcuar të tyre, diçka që është denoncuar dhe vijon të denon-

 ??  ??
 ??  ?? Dr. Tritan Kalo
Dr. Tritan Kalo

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania