Gazeta Shqiptare

Një francez zbulon mitet

Ekspeditat e arkeologut të shquar Leon Heuzey në Shqipërinë e 1860- ës. Perënditë e antikiteti­t në Orikum e Apoloni, dedikimet për Dioskurët në gjirin e Gramatës. Legjenda dhe rrëfime nga thellësia e kohërave

-

në lartësitë e akropolit. Ai vetë është i përbërë nga një mur rrethues, i ndarë më dy pjesë përmes një muri të brendshëm. Në majë ishte një kapele e rrënuar, ku dhe vetë shenjti ishte harruar, çka shënonte dhe sheshin qendror të tempullit të qytetit. Ky pozicion i krijuar nga natyra si një lloj vizatimi, i përgjigjët katërpërci­përisht, asaj ç'kemi mësuar mbi Orikumin dhe pikërisht përshkrimi shumë i saktë, dhënë nga Julius Cezar mbi këtë strehim bregdetar në brigjet e Epirit… Por nga koha e Perandoris­ë Romake shihen ëndë gjurmët madhështor­ë të "rhéteur"- it Herode Atticus, i cili e ringriti këtë qytet më shpenzimet e tij… "Por një nga zbulimet mjaft interesant­e ishte dhe ai i vendit të shenjtë të Dioskurëvë, për të cilin nuk dihej asgjë dhe që vetëm një udhëtar italian, para dy shekujsh e kishte pikasur dhe kishte shënuar disa nga mbishkrime­t rreth tyre. Heuzey e kishte gjetur këtë shënim dhe kureshtar për të zbuluar të vërteten rreth këtij vendi, që në Paris e kishte përcaktuar së do të shkonte dhe në Gramata. Dhe kështu do të ndodhte, pasi Dioskurët ishin një nga mitet më tërheqës, për të cilin autorët antikë kishin shkruar shumë, dukë filluar më Homerin, i cili i përmend ata në veprën e tij Iliada. Dihej, gjithashtu, se këta dy luftëtarë të jashtëzako­nshëm, kishin vdekur para Luftës së Trojës, por megjithatë, epika e kënduar thoshte së edhe pse në botën tjetër, ata ishin të gjallë dhe Zeusi i mbulonte më ndere e lavde.

Më që nga ana e tokës, vendi ishte mjaft i vështirë për të zbarkuar dhe duhej shkuar më një barkë nga ana e detit, Heuzey vendosi të dërgonte bashkëpunë­torin e tij më të ri, Daumet. "Pjesa më e egër e maleve Akrokeraun­e, - vazhdon në shënimet e tij Heuzey, - na bëri të mundur të shohim mbishkrime të shumta. I kisha kërkuar zotit Daumet të shkonte në anën e pasmë të maleve që binin mbi det, në gjirin e vogël të Grammata- s, atje ku Ciriako i Ankonës kishte kopjuar tashmë në greqisht dhe latinisht disa dedikime për nder të Dioskurëvë. Më ndihmën e një varkë, z. Daumet preku gjirin e vogël në një të futur ku kishte rërë, rrethuar aty nga shkëmbinj, vend i cili, nga ana malorë iu duk pa dalje. Por ajo çarje shkëmbore ofronte një vend të mrekullues­hëm shpëtimi në rast stuhie kundër shkëmbinjv­e që binin thikë mbi det. Atje, në dy vende të faqeve shkëmborë, kishte mbi njëmijë mbishkrime që në greqisht justifikon­in emrin

dhe që na kujtojnë emrat e vizitorëve të shumtë që rastësia e udhëtimit në det i kishte sjellë në këtë vend të shkretuar. Atje ata janë zbavitur dhe kanë shkruar mbi shkëmb, dukë dëshmuar ndjenjat e tyre fetare, në këtë strehë të krijuar si mrekullish­t kundër rreziqeve më të mëdha… Por mjerisht, koha i kishte fshirë mbishkrime­t mbi shkëmb, dukë e bërë leximin e tyre pothuaj të pamundur. Ato mbishkrime të rralla që kopjoi, Daumet mendoi së vetëm ato mund të shënonte lehtësisht dhe që i përkisnin periudhave të ndryshme. Mbishkrime­t e Ciriakos ( Cyriaquë), janë "proscynèmë­s", pra për ndër të Dioskurëvë, zotërvë- shpëtues, mbrojtësve të anijeve dhe të marinarëve. Por udhëtarët, në evokimet e tyre në këto mbishkrime, nuk mendonin vetëm për veten: shpesh, përpara hyjnive, ata luteshin në emër të një apo disa familjarëv­e të tyre, apo njerëzve që i kishin ngarkuar të bënin për ta atë akt përkushtim­i fetar, dukë shkruar e gërvishtur mbi gur emrin e tyre… Dukët së vendi i Dioskurëvë të maleve Akrokëraun­ë, "Dioscourei­on", nuk kishte vetëm vizitat e rastësishm­e të marinarëve në fatkeqësi, por ai ishte kthyer në një vend të vërtetë pelegrinaz­hi. Zoti Daumet ka parë një faqe shkëmbore dhe një gurore ku nxirreshin gurë, të ngjashëm më ato të gjetura në shumë nga antikitete­t e Dyrrachium dhe

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania