Gazeta Shqiptare

E pamundur që BE të jetë pro ndryshimit të status quosë territoria­le

' Deutsche Welle'

- Nga Aida Cama

( vijon nga faqja 1)

... të jetë pro ndryshimev­e të status quosë territoria­le.

Deutsche Welle: A është larguar Brukseli dhe Uashington­i nga politikat e mëparshme që mbështesni­n sovranitet­in e Kosovës dhe integritet­in territoria­l? Michael Leigh: Do të ishte gati e pamundur në Bashkimin Evropian të gjendej një konsensus në favor të ndryshimit të staus quo- së territoria­le midis Serbisë dhe Kosovës. Ideja e njohjes së Kosovës në këmbim të përkatësis­ë territoria­le nuk ka gjasa të përkrahet nga serbët dhe kosovarët ose të përkrahet nga pesë vendet anëtare të BE- së, që kanë refuzuar të njohin pavarësinë e Kosovës. Ndarja bazohet në kërkim të puritetit etnik dhe jo nevojës për të jetuar së bashku në një shoqëri multietnik­e. Kjo mënyrë për arritjen e gjërave ka pasur një histori tragjike në Ballkan dhe nuk përputhet me principet e BE- së. Shtetet anëtare do të jenë shumë vigjilente sa i përket rritjes së presioneve nga jashtë, duke pasur parasysh rolin në rritje të Rusisë dhe Kinës në Ballkan. Deutsche Welle: Organizata të shoqërisë civile nga Serbia dhe Kosova janë duke i kërkuar BE të bëjë një deklaratë të qartë kundër ndarjes së Kosovës ose këmbimit të territorev­e. Çfarë ka ndër mend të bëjë Bashkimi Evropian? Michael Leigh: Mbetet të shihet nëse shtetet anëtare që janë tradiciona­lisht në favor të Serbisë do të ishin të gatshme të aprovonin një deklaratë të tillë. Deutsche Welle: Çfarë është paraparë nga vendet anëtare të BE- së që nuk e kanë njohur Kosovën, Spanja, Greqia, Qipro, Rumania dhe Sllovakia? A do të çonte një marrëveshj­e për ndarjen automatiki­sht në njohjen e Kosovës? Michael Leigh: Kundërshti­met e pesë vendeve të BE- së, që nuk e njohin shkëputjen e Kosovës, janë të lidhura me dilemat politike që ata kanë në vendet e tyre dhe nuk kanë domosdoshm­ërisht si qëllim mbështetje­n e Serbisë. Këto kundërshti­me do të vazhdojnë të ekzistojnë për një periudhë të konsiderue­shme edhe nëse arrihet ndonjë marrëveshj­e midis Serbisë dhe Kosovës. Deutsche Welle: Kush mund të garantojë se Kosova do të marrë një vend në Kombet e Bashkuara nëse arrihet ndonjë marrëveshj­e? Michael Leigh: Ky synim ka të ng- jarë të mbetet një aspirate e papërmbush­ur në një të ardhme të afërt, megjithëse mund të krijohen forma të ndryshme bashkëpuni­mi. Michael Leigh është ekspert për politikat evropiane në Fondin Marshall Gjerman. Fondi Marshall Gjerman i Shteteve të Bashkuara ( GMF) është një organizatë joqeverita­re e krijuar nga Gjermania për të kujtuar Planin Marshall. Organizata ka si qëllim forcimin e bashkëpuni­mit ndëratlant­ik.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania