Gazeta Shqiptare

Kryenin akte të pahijshme në publik, kalimtari njofton policinë.

-

Një

kalimtar është shokuar kur ka parë një grup personash që bënin akte të pahijshme në një park në mes të ditës. Ngjarja ka ndodhur në Cardiff të Uellsit. Qytetari filmoi 4 personat, të cilët kryenin orgji dhe pamjet i denoncoi në polici. Ai po shkonte në shtëpi pasi kishte përfunduar orarin e punës, kur pa në mes të parkut veprime të turpshme. Sipas dëshmitari­t, grupi i personave ishin pothuajse të zhveshur dhe sjellja e tyre ishte krejtësish­t e papranuesh­me. Këtë veprim, thotë ai, e panë edhe kalimtarë të tjerë, të cilët kërkonin të gjenin punonjës policie për t'i denoncuar, për shkak se në park kishte shumë fëmijë në atë orar. Për këtë ngjarje të pahijshme është informuar edhe Këshilli i Cardiff që menaxhon parkun. Këshilli bëri me dije se incidenti është denoncuar në polici.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania