Gazeta Shqiptare

Vdes foshnja 10muajshe, gjyshi e harroi në sediljen e makinës

-

sprait djegës. Mbi 100 protestues dhe efektivë policie mbetën të plagosur si pasojë e përleshjev­e. Duke mbajtur flamuj rumunë dhe të Bashkimit Europian, protestues­it kërkojnë dorëheqjen e qeverisë, pasi kundërshto­jnë përpjekjet e Partisë Social Demokrate për të dobësuar gjyqësorin, por edhe për pagat e ulëta e korrupsion­in në vend. Protesta kundër partisë në pushtet PSD janë zhvilluar prej disa muajsh në Rumani. Rreth 150 mijë shtetas rumunë u mblodhën në Bukuresht vitin e kaluar, pasi qeveria kaloi një dekret që mund të lironte të burgosurit e dënuar mbi akuza për korrupsion. Sistemi gjyqësor rumun ndërkohë është vënë nën vëzhgim të veçantë nga Brukseli. Një

vajzë e vogël 10muajshe ka humbur jetën pasi gjyshi e harroi në sediljen e pasme të makinës për 8 orë në një temperatur­ë 30 gradë Celsius. Ngjarja ka ndodhur në Majorca të Spanjës. Policia arrestoi 56- vjeçarin me dyshimin për vrasje, por më pas e liroi me kusht. Ai u tha hetuesve se harroi që ishte me mbesën në makinë kur parkoi në orën 07: 00 të mëngjesit për të shkuar në kafe, dhe fatkeqësis­ht zbuloi gabimin e tij fatal kur u kthye në orën 15: 00. Një mjek kalimtar që u gjend aty pranë, tentoi ta ringjallte foshnjën duke i dhënë ndihmën e parë. Më pas aty mbërritën edhe ekipet e emergjencë­s. Por fatkeqësis­ht ishte shumë vonë për vogëlushen. Nga hetimet e deritanish­me është mësuar se foshnja ka qenë në gjumë kur gjyshi i saj e harroi në makinë. Gjykata tashmë do të duhet të vendosë nëse do të ngrejë padi ndaj 56- vjeçarit apo jo.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania