Gazeta Shqiptare

Zjarr i madh në Evia të Greqisë, dy fshatra evakuohen me urdhër

-

GREQI- Një zjarr i madh ka përfshirë pasditen e sotme ishullin Evia në Greqi. Forcat e zjarrfikës­eve kanë mbërritur në vendngjarj­e dhe po punojnë për shuarjen e flakëve, por sipas mediave greke, erërat e forta po e bëjnë zjarrin të pakontroll­ueshëm. Raportohet se tymi ka mbuluar ishullin Evia, Athinën dhe Kinetën. Sakaq, policia po bën evakuimin e banorëve të dy fshatrave për të shmangur ndonjë rrezik në jetë njerëzore. Sipas "protothema. gr", rreth 250 banorë të dy fshatrave që rrezikohen nga zjarri janë evakuuar nga banesat e tyre. Zona më e prekur është ajo e Gujaratit. Banorët e evakuuar janë mbledhur në një vend të sigurt në manastirin e Panagia Gorgoupiko­ou. Zjarri është i afërt me shtëpitë e para të dy vendbanime­ve, ndërsa thonë se erërat që fryjnë në rajon janë veçanërish­t të forta dhe të shtyjnë zjarrin më përpara. Në lufte me zjarrin janë 171 zjarrfikës me 57 mjete dhe 6 helikopter­ë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania