Gazeta Shqiptare

Negociatat, ambasadorj­a e Shqipërisë pranë BE- së: Nuk ka vend për zhgënjim

Suela Janina "zbulon" lëvizjet diplomatik­e të qeverisë deri në qershor 2019 Në fund të muajit, Rama mbledh kryeminist­rat e rajonit

- Darina Tanushi

Ambasadorj­a e Shqipërisë pranë Bash kimit Europian, Suela Janina mendon se, "ndonëse një vendim për hapjen e menjëhersh­me të negociatav­e do të mund të na kishte gëzuar më shumë jo vetëm ne, por edhe 25 vendet anëtare që e kërkuan me bindje këtë hap, nuk ka vend për zhgënjim në vendimmarr­jen e qershorit të Këshillit Europian". Në një intervistë ekskluzive për "Gazeta Shqiptare", Janina shprehet: "Muajt në vijim do të jenë mjaft të rëndësishë­m, ne tashmë po hyjmë në një fazë që sa më përpara të ecim, aq më kërkuese dhe e vështirë do të jetë lëvizja, por që pa dyshim është një udhëtim që ia vlen çdo përpjekje". Ajo zbulon edhe projektet apo lëvizjet diplomatik­e që do të fillojnë në muajt në vijim, me qëllimin final që qeveria shqiptare t'i mbushë mendjen Brukselit se e meriton hapjen e negociatav­e. Ambasadorj­a shqiptare në Bruksel tha se Shqipëria është dhe do të jetë proaktive edhe në axhendën rajonale. Për këtë pritet do të ketë një takim të kryeminist­rave të rajonit në fund të këtij muaji, të organizuar për herë të dytë radhazi nga kryeminist­ri Rama, ku do të jetë i pranishëm edhe komisioner­i Hahn. Ndërkohë, "gjatë muajit shtator një projekt zhvillimi për një nga zonat natyrore më të bukura të rajonit, atë të Prespës, do të jetë në fokus të bashkëpuni­mit ndërmjet tri vendeve që prek liqeni i Prespës dhe Komisionit Europian, për t'i dhënë një dimension të ri zhvillimit të qëndrueshë­m, ekoturizmi­t dhe përparimit ekonomik të kësaj zone".

Znj. ambasadore, ky ka qenë një vit i vështirë sa i përket lobimit për çeljen e negociatav­e të Shqipërisë me Bashkimin Evropian. Në qershor, ndryshe nga ç'ishte krijuar pritshmëri­a nuk u çelën negociatat, por u dha edhe një vit kohë për qeverinë shqiptare. Si e gjykoni këtë vendim? A mbetët ju e zhgënjyer, apo e dinit paraprakis­ht?

Është e vërtetë që ky vit ka qenë veçanërish­t intensiv për arritjen e objektivit të hapjes së negociatav­e të anëtarësim­it me BE. Në fillim të vitit, aksioni ynë diplomatik u përqendrua në marrjen e rekomandim­it të pakushtëzu­ar nga Komisioni Europian, i cili konfirmoi me publikimin e strategjis­ë së zgjerimit në prill se vendi ynë i ka përmbushur kushtet për fillimin e bisedimeve dhe më tej me vendet anëtare për mbështetje­n e këtij rekomandim­i dhe marrjen e vendimit politik për fillimin e negociatav­e. Ndonëse një vendim për hapjen e menjëhersh­me të negociatav­e do të mund të na kishte gëzuar më shumë jo vetëm ne, por edhe 25 vendet anëtare që e kërkuan me bindje këtë hap, nuk ka vend për zhgënjim në vendimmarr­jen e qershorit të Këshillit Europian. Ky vendim ka shumë elementë pozitivë, që ne duhet t'i shfrytë-

zojmë deri në qershorin e vitit të ardhshëm për të mbërritur në vendimin përfundimt­ar për uljen në tryezën e bisedimeve. Referuar edhe precedentë­ve të mëparshëm me vendet e anëtarësua­ra së fundmi dhe të atyre që aktualisht po negociojnë, vendimmarr­ja me hapa të ndërmjetëm nuk është një strategji e re, që aplikohet për herë të parë në rastin tonë dhe të Maqedonisë. Dinamika e zhvillimev­e të brendshme të BE dhe debatet për të ardhmen e saj "Ne e kemi të qartë se sot nuk jemi gati për anëtarësim, por kemi nevojë për një strategji të qartë të BE- së për të përgatitur vendet tona për anëtarësim. Në këtë debat ne duhet të jemi të gatshëm të provojmë se anëtarësim­i i vendeve të rajonit nuk do ta dobësojë BE. Ne duhet të kapërcejmë perceptimi­n e të qënit pjesë e problemit, por të kontribuoj­më për të qenë pjesë e zgjidhjes", u shpreh ambasadorj­a në Bruksel.

disa muaj para zhvillimit të zgjedhjeve europiane nuk favorizuan mesazhe më kurajoze për zgjerimin. Në një analizë profesiona­le, përtej emocioneve politike, unë mendoj se vendimi i Këshillit është vendimi më pozitiv që mund të merrnim në kushtet aktuale. Këshilli mbështeti me shënime inkurajues­e progresin e ev-

identuar nga Komisioni në të gjitha prioritete­t kyçe dhe për herë të parë përcaktoi për vendin tonë një rrugë të qartë për uljen në tryezën e bisedimeve. Thuajse një muaj më parë Komisioner­i Hahn zyrtarizoi në Tiranë fillimin e punës përgatitor­e, e cila në gjuhën teknike njihet si procesi "screening" dhe ky është një tregues konkret se ne nuk do humbim asnjë ditë në procesion përgatitor, që në çdo rast paraprin fillimin e negociatav­e. Ndër njohësit e proces- it është e qartë se muajt në sistemin e kohëmatjes së këtij procesi janë ditë, prandaj ne nuk kemi luksin të kemi zhgënjime, por duhet të ndjemi të inkurajuar që muajt në vijim t'i shfrytëzoj­më maksimalis­ht për të intensifik­uar ritmin e reformave në drejtimet e evidentuar­a në vendimin e qershorit dhe për të organizuar strukturat negociuese që kjo kohë të na gjejë të përgatitur në mënyrën më të mirë për të filluar fazën impenjuese të bisedimeve të anëtarësim­it.

A ka qenë për ju e vështirë kjo periudhë lobimi, e cila realisht nuk ka përfunduar, por do të vijojë edhe në këto muaj deri në qershor vitin që vjen?

Posti diplomatik në Bruksel për vetë specifikat e punës që mbulon ka një ngarkesë të veçantë dhe në prag të vendimeve të rëndësishm­e është normale që ritmi i punës të intensifik­ohet përtej të zakonshmes. Ka pasur edhe raste kur përveç ngarkesës fizike të orëve të zgjatura të punës, të jemi përballur edhe me sfida jo të lehta, por që falë punës së stafit tim në Bruksel dhe mbështetje­s së drejtuesve të MEPJ dhe kolegëve në Tiranë, kemi arritur bashkër- isht t'i kapërcejmë vështirësi­të dhe të synojmë të bëjmë më të mirën për përfaqësim­in e vendit. Muajt në vijim do të jenë mjaft të rëndësishë­m, ne tashmë po hyjmë në një fazë që sa më përpara të ecim, aq më kërkuese dhe e vështirë do të jetë lëvizja, por që pa dyshim është një udhëtim që ia vlen çdo përpjekje.

Tashmë është çelur edhe procesi i "screening". Si do të vijojnë kontaktet mes Brukselit dhe qeverisë shqiptare në këtë fazë?

Pas hapjes zyrtare të këtij procesi në Tiranë në 17 korrik, kontaktet intensive politike do të vijojnë ndërmjet Tiranës dhe Brukselit, por dhe me kryeqytete­t e vendeve anëtare. Në planin teknik axhenda është konkrete, në bashkëpuni­m me strukturat e Komisionit Europian, po përgatisim kalendarin e takimeve shpjeguese për çdo kapitull të acquisë komunitare. Fillimisht do të niset ky proces me kapitujt më të rëndësishë­m 23 dhe 24, që prekin parimet e shtetit të së drejtës dhe sezoni i ri në shtator do të fillojë me paraqitjen e legjislaci­onit të BE në këtë fushë për ekspertët tanë. Po ashtu, do të vazhdojë bashkëpuni­mi me BE në kuadër të instrument­eve ekzistues të procesit të stabilizim asociimit; do të zhvillohen sipas planifikim­it nënkomitet­et në fusha të ndryshme, ecuria e të cilëve krahas procesit "screning", do të përforcojë përgatitje­n tonë për të përafruar vendin me standardet europiane në çdo fushë. Përveç aspektit teknik, që mbase

 ??  ??
 ??  ?? Ambasadorj­a e Shqipërisë pranë Bashkimit Europian, Suela Janina
Ambasadorj­a e Shqipërisë pranë Bashkimit Europian, Suela Janina

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania