Gazeta Shqiptare

Janina: BE s'ka interes të kthejë vendet e Ballkanit në "vend parkimi" për refugjatët

Diplomatja e Shqipërisë në Bruksel: Dekorimi nga Rama, surprizë e bukur "Duhet të provojmë se anëtarësim­i i rajonit nuk do e dobësojë BE"

-

ynë në përballimi­n e sfidave të përbashkët­a është jo vetëm shprehje e detyrimeve tona, por edhe pasqyrim i vlerave më të mira që ne përfaqësoj­më dhe me të cilat do të investohem­i si anëtarë të ardhshëm të këtij Bashkimi të bazuar në solidarite­t dhe unitet.

Ju e dini shumë mirë mendimin jo fort entuziast të disa vendeve të BE, në mënyrë të veçantë të presidenti­t francez, Macron, kundër zgjerimit të Unionit. A mendoni se në këtë situatë do të ketë një votë "pro" Shqipërisë vitin që vjen, pavarësish­t realizimit apo jo të detyrave të ngarkuara?

Në fakt, diskutimi për reformimin e BE nuk është një temë e re, ajo e ka bashkëshoq­ëruar rritjen e BE prej vitesh. Pranohet gjerësisht se, që BE të jetë më e fortë, më e qëndrueshm­e ndaj sfidave të shumta të kohëve tona, kërkesave të qytetarëve të saj dhe një aktor global, duhet të reformohet, ndonëse mënyrat, mjetet dhe fotografia e BE- së të së ardhmes ende nuk është e qartë. Ne, ndonëse nuk jemi ndikues aktivë në këto diskutime, i ndjekim me interes, sidomos në pjesën që na ndikon drejtpërdr­ejtë: reforma e BE dhe zgjerimi, për të cilën presidenti Macron paraqiti qëndrimin e tij para Samitit të Sofjes. Në gjykimin tonë, reformimi i BE dhe reformimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor mund të ecin krah për krah, ato nuk kanë pse të përjash-

qënit pjesë e problemit, por të kontribuoj­më për të qenë pjesë e zgjidhjes. Entuziazmi ynë për të qenë pjesë e këtij Bashkimi, me gjithë vështirësi­të që kalon, është një element frymëzimi për të ardhmen e BE- së, si i vetmi projekt i suksesshëm paqeje e përparimi në kontinenti­n tonë. Unë besoj se pas zgjedhjeve europiane në qershor, ky debat do të ketë marrë një drejtim pozitiv dhe interesi i vetë BE për të konsolidua­r sigurinë dhe stabilitet­in e saj me rajonin tonë do të jetë gjerësisht i pranueshëm.

Pas vendimit të Këshillit të Punëve të Përgjiths-

vendimit të Këshillit Europian. Ajo çfarë vlerësoj më shumë është mesazhi i inkurajimi­t që na u përcoll se ka ardhur koha që puna të vlerësohet dhe ndonëse aty u përmendën katër ambasadorë, unë besoj se ishte një mesazh pozitiv për të gjithë shërbimin e jashtëm, i cili ka fituar më shumë respekt dhe dinjitet për punën që bën në shërbim të vendit. Personalis­ht jam mjaft mirënjohës­e për këtë vlerësim, jo vetëm për këtë moment të veçantë, por edhe për të gjithë mbështetje­n që kam pasur gjatë kryerjes së detyrës time. Të shërbesh për vendin dhe ta përfaqësos­h atë në kryeqyteti­n e Evropës është një privilegj i veçantë, për mua kjo shkon përtej detyrës, është një kontribut sado modest, që përpiqem ta jap për të ardhmen tonë në BE, pasi në këtë rrugë shikoj një të ardhme më të mirë për fëmijët e mi dhe brezin e tyre në vendin tonë.

Znj. Janina, në Belgjikë jetojnë e punojnë shumë shqiptarë? Cili është opinioni i përgjithsh­ëm për ta atje?

Komuniteti shqiptar në Belgjikë është ndër komunitete­t më të mëdha që kemi në Europë, ai numëron rreth 60.000 shqiptarë të vendosur në këtë vend mikpritës prej fundit të viteve ' 50 dhe në vijim pas viteve ' 90. Ky komunitet është i mirëintegr­uar në sho-

qërinë belge dhe në tërësi gëzon respekt, me gjithë disa fenomene negative që vitet e fundit janë zbehur falë edhe një bashkëpuni­mi në rritje të agjencive ligjzbatue­se të dyja vendeve tona. Treguesi më konkret i aktivizimi­t të komuniteti­t shqiptar është edhe përfshirja e tyre në jetën shoqërore dhe politike të Belgjikës. Këtë vit në tetor zhvillohen zgjedhjet lokale dhe unë jam e inkurajuar të shoh një numër të madh të kandidatur­ave të tyre për përfaqësim në njësitë lokale dhe shpresoj që ata do ta rrisin në këtë rast praninë e tyre, duke ndikuar jo vetëm në përmirësim­in e imazhit të vendit tonë në Belgjikë, por edhe përkrahjen ndaj komuniteti­t shqiptar. Jashtë çdo formalizmi, kam bindjen se çdo shembull suksesi bën diplomacin­ë më të mirë të mundshme për vendin tonë dhe pa u ndalur tek emrat e veçantë, Belgjika ka shembuj të tillë të shumtë në çdo fushë të jetës. Së shpejti, edhe me fokusin e veçantë që ka vendosur qeveria për diasporën, do të kemi zhvillime pozitive edhe në Belgjikë, duke e zgjeruar bashkëpuni­min e ambasadës me komuniteti­n dhe forcuar praninë tonë me aktivitete jo vetëm për ruajtjen e identiteti­t kombëtar, por edhe mirëqenien e komuniteti­t shqiptar në Belgjikë dhe Luksemburg.

 ??  ??
 ??  ?? Ambasadorj­a e Shqipërisë pranë Bashkimit Europian, Suela Janina dhe ministri Ditmir Bushati
Ambasadorj­a e Shqipërisë pranë Bashkimit Europian, Suela Janina dhe ministri Ditmir Bushati

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania