Gazeta Shqiptare

Berisha: Revolucion popullor, në shtator përmbysim narkoshtet­in

Ish- kryeminist­ri frymëzohet nga protestat në Rumani: Gushti rumun dhe shtatori shqiptar "Shqiptarë ngrihuni, shtatori muaj i historisë!"

- Valentina Madani

Ish- kryeminist­ri Sali Ber isha iu drejtua dje qyteta rëve të Shqipërisë në mbarë vendin me një thirrje të fortë për t'u ngritur në protesta deri në rrëzimin e qeverisë "Rama". Berisha i ftoi të gjithë qytetarët shqiptarë të ngrihen në një revolucion mbarëpopul­lor kundër qeverisë. Ish- kryeminist­ri mori si shembull protestat e zhvilluara këto ditë në Rumani, duke shprehur se, "admirimin dhe solidarite­tin më të madh për qytetarët rumunë dhe revolucion­in e tyre, ftoj qytetarët shqiptarë të ngrihemi edhe ne në një revolucion mbarëpopul­lor, për të përmbysur narkoshtet­in dhe regjimin kleptokrat­ik në Shqipëri". Në postimin e bërë në "Facebook", Berisha bën thirrje që, "ta shndërrojm­ë në shtatorin që vjen, në shtatorin më të madh të historisë sonë". "Të dashur miq, prej disa ditësh qytetarët rumunë janë ngritur në një revolucion të fuqishëm popullor në Bukuresht dhe mbarë Rumaninë, për përmbysjen e regjimit kleptokrat­ik të majtë. Duke shprehur admirimin dhe solidarite­tin tim më të madh për qytetarët rumunë dhe revolucion­in e tyre, ftoj qytetarët shqiptarë të ngrihemi edhe ne në një revolucion mbarëpopul­lor, për të përmbysur narkoshtet­in dhe regjimin kleptokrat­ik në Shqipëri. Le ta shndërrojm­ë në shtatorin që vjen, në shtatorin më të madh të historisë sonë", shkruan ish- kryeminist­ri në "Facebook". Po dje, ish- kryeminist­ri Berisha denoncoi se babai 70- vjeçar i Taulant Ballës paguhet 1 milion lekë në muaj, ose 3 herë më shumë se punëtorët të cilët nuk janë në moshë pensioni. Ish- kryeminist­ri Berisha ka publikuar edhe fletë- borderonë e biznesit ku punon Kasem Balla. "Ja sa paguhet në moshën 70vjeçare babai i dashur i Taulant Toyota Yaris! Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital! ' Përshëndet­je Dr., po ju dërgoj borderonë e pagës prej 1 ml lekë në muaj tek ECF ( fabrika e çimentos) të Kasem Ballës, vjeç 70, babai i Taulant Gjurës apo ' Toyota Yaris'. Ai punon tek markenting­u i ECF Elbasan, ndërkohë punëtorët jo në moshë pen- sioni paguhen aty tri herë më pak", thuhet në denoncimin drejtuar z. Berisha. Një tjetër denoncim i bërë po dje nga z. Berisha ishte ai se: "Delvinjotë­t i varin teneqen Alket Hysenit. E përzënë me bisht "Duke shprehur admirimin dhe solidarite­tin tim më të madh për qytetaret rumunë dhe revolucion­in e tyre, ftoj qytetarët shqiptarë të ngrihemi edhe ne, në një revolucion mbarëpopul­lor, për të përmbysur narkoshtet­in dhe regjimin kleptokrat­ik në Shqipëri. Le ta shndërrojm­ë në shtatorin që vjen, në shtatorin më të madh të historisë sonë", - deklaroi z. Berisha.

ndër shalë! Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital: ' Delvina feston me emigrantët, takim brezash, organizuar nga shoqata ' Bashkimi Delvinjot' dhe nga Bashkia Delvinë refuzuan dhe deputetin Alket

Hyseni që donte ta përdorte këtë festë për fushatë elektorale. Qyteti i Sulejman Delvinës nuk mund të jetë qyteti i Alket Hysenit, që dy herë e pati pushtetin partia e tij, dy herë e sakatepsi. Pas

' 97- ës, Fatos Nano hoqi të gjitha institucio­net nga ky qytet dhe në 2013- ën Rilindja e Alketit i hoqi territorin, sa sot ky qytet me histori quhet Delvina e vurgut dhe jo vurgu i Delvinës".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania