Gazeta Shqiptare

Denoncimi, PD: 500 mln euro dëm buxhetit nga interesat e familjes

"Tregu i bixhozit kontrolloh­et nga Olsi Rama"

-

Partia

Demokratik­e përmes deputetit Endri Hasa denoncoi dje kontrollin e plotë të familjes Rama mbi tregun e bixhozit në Shqipëri, një biznes i cili gjeneron miliona euro fitime. Deputeti Hasa tha se pas katërfishi­mit të pikave të basteve në Shqipëri fshihej plani korruptiv i Edi Ramës për t'i dhënë të vëllait Olsi Rama miliona euro fitime nëpërmjet koncesioni­t të mbikëqyrje­s së lojërave të fatit. Ai iu referua edhe të dhënave të KLSH- së, sipas së cilës 1940 subjekte kanë ushtruar aktiviteti­n e tyre në këtë biznes pa licencë, duke i shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej së paku 500 milionë eurosh. Ai deklaroi se kryeminist­ri Rama shtyn hyrjen në fuqi të ligjit që kompanisë koncesiona­re të të vëllait, t'i shtohet fitimi. Deputeti demokrat u shpreh se PD do anulojë çdo ligj selektiv, çdo koncesion monopol dhe do rishikojë ligjin antimafia për sekuestrim­in e çdo qindarkë dhe pasurie korruptive. "Edi Rama po e shtyn prej 3 vjetësh hyrjen në fuqi të zbatimit të ligjit për t'i dhënë mundësi bixhozit dhe pikave të basteve të zgjerohen dhe në këtë mënyrë, kompanisë koncesiona­re të të vëllait t'i shtohet fitimi. Partia Demokratik­e është e vendosur të anulojë çdo ligj selektiv, çdo kon-

VENDIMI

"PD është e vendosur të anulojë çdo ligj selektiv, çdo koncesion monopol dhe çdo favorizim nga pushteti, që sot qeveris me krimin e organizuar dhe që sipas Departamen­tit të Shtetit, po pastrojnë paratë edhe nëpërmjet zgjerimit të tregut të bixhozit", tha deputeti Hasa.

cesion monopol dhe çdo favorizim nga pushteti, që sot qeveris me krimin e organizuar dhe që sipas Departamen­tit të Shtetit po pastrojnë paratë edhe nëpërmjet zgjerimit të tregut të bixhozit. Rishikimi i ligjit antimafia nga Partia Demokratik­e do të sigurojë sekuestrim­in e çdo qindarke dhe pasurie të vënë nëpërmjet krimit të organizuar dhe korrupsion­it qeveritar të lidhur me të", theksoi z. Hasa.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania